Iam Power

fullDatetime-to-read.short-label

Njeriu intelegjent gjindet ne cdo situate 😂

‱ NjĂ« Hebre i RusisĂ« merr lejen e shpĂ«rnguljes nga Rusia pĂ«r nĂ« Izrael.

NĂ« kufi, policĂ«t rusĂ« i kontrollojnĂ« bagazhet dhe i gjejnĂ« njĂ« bust tĂ« Leninit dhe e pyesin: “ÇfarĂ« Ă«shtĂ« kjo?”. Pyetja e duhur nuk Ă«shtĂ« “çfarĂ« Ă«shtĂ«?", por "kush Ă«shtĂ«?” – thotĂ« hebru dhe vazhdon:
 
“Ky Ă«shtĂ« Lenini, themeluesi i socializmit, i cili i ka sjellĂ« mirĂ«qenien popullit rus. Po e marr me vete si kujtim pĂ«r kohĂ«t e begata qĂ« kam kaluar.”

Pasi kalon kufirin dhe shkon nĂ« aeroportin e Tel-Avivit, policĂ«t e doganĂ«s i kontrollojnĂ« bagazhet dhe kur shohin bustin e pyesin: “ÇfarĂ« Ă«shtĂ« kjo?”
 
Pyetja e duhur nuk Ă«shtĂ« “çfarĂ« Ă«shtĂ«?", por "kush Ă«shtĂ«?” – thotĂ« Hebreu dhe vazhdon:
 
“Ky Ă«shtĂ« Lenini, krimineli i çmendur qĂ« mĂ« detyroi tĂ« ikja nga Rusia. E kam marrĂ« me vete qĂ« ta mallkoj sa herĂ« qĂ« ta shoh!”.

Pasi shkon nĂ« shtĂ«pinĂ« e re, tĂ« afĂ«rmit i vijnĂ« pĂ«r vizitĂ«. NjĂ« prej nipave e pyet: “Kush Ă«shtĂ« ky?”
 
Pyetja e duhur, nuk Ă«shtĂ« “kush Ă«shtĂ«?", "por çfarĂ« Ă«shtĂ«?”- tha Hebreu dhe pa e zgjatur tha:
 
“Ky Ă«shtĂ« njĂ« bust 10 Kg ari 24 karat, pa doganĂ«!” 🙂 🙂

Ihsan Fekih

huazuar nga https://www.facebook.com/izet.fejzullai

    1560
    15