Iam Power

fullDatetime-to-read.short-label

Thuaj vetes çdo ditë se vërtetë ti je i mirë🌟

Thuaj vetes çdo ditë se vërtetë ti je i mirë🌟, se vërtetë ti bën vepra të mira🌟, se vërtetë ti e do të mirën për të tjerët🌟, se vërtetë zemra❤️ yte është e dëlirë dhe kërkon ti përshtatet rrjedhës së burimit të mirësisë 🙏 burimit të dashurisë ❤️, burimit të mirëqenies njerëzore.

Kur ti e merr me të mirë veten tënde të çmuar ti nuk ke vend për erësirën të kaplojë energjinë tënde, ti ndez dritat e gëzimit të vërtetë dhe ky gëzim prek zemrat ❤️e njerëzve afër teje, por ky gëzim i shpirtit tënd ka burim të pastër dhe mbjell shpresë te të tjerët se rruga e vetme është ajo e mirësisë se çdo rrugë tjetër është e gabuar. Bëni mirë pa marrë parasysh çfarë, edhe nëse askush nuk të vlerëson ti e di.

Kur ti e di ti e shpërblen pastaj veten me çdo lloj të mire, që dëshiron zemra yte dhe zemra❤️ yte do të shoh mirësinë e Zotit te çdo qenie njerëzore. Asnjëherë mos harroni të jeni mirënjohës për tiktakun e zemrës suaj sepse ajo asnjëherë nuk harron të punojë dhe vlerësojeni punën e saj të pandalur, pa asnjë pushim vetëm për ju deri sa të keni udhëtimin tuaj në këtë Planet. Jeni mirënjohës sepse është vlera më e lartë që mund të keni si qenie njerëzore, nëse nuk keni për çfarë të jeni mirënjohës jeni mirënjohës punëtorit më të çmuar brenda krahërorit tuaj qe vazhdimisht punon për ju- ZEMRËS SUAJ ❤️

PS: Nëse postimet e mia ju gëzojnë, ndani me të tjerët gëzoni edhe zemrat që kanë humbur shpresën, se ka shpresë për të mirën që e pret njerëzimin.

Që të bëheni anëtarë në Iam Power mund të klikoni këtu

    4130
    31