Të gjithë ne nga koha në kohë kemi shtyrë më shumë se një herë detyra që nuk kemi dashur të bëjmë dhe i kemi zëvendësuar me një aktivitet tjetër të parëndësishëm,që na shërben si justifikim për t'ju shmangur përgjegjsive për detyra te vaktuara.Pavarësisht kësaj,shtyrja e veprimeve eshte një objekt studimi nga psikologjia,duke treguar se është një koncept kompleks me shkaqe dhe manifestime të shumta. Nëse doni të dini më shumë rreth kësaj tendence dhe si ta parandaloni dhe trajtoni atë, vazhdoni të lexoni këtë artikull të Iam Power. Këtu do të gjeni se çfarë është zhvarritja dhe çfarë mund të bëni për ta shmangur atë.Personalisht kjo pjesë e hulumtimit ndryshoi jetën time dhe do të ndryshojë tuajën gjithashtu.Zvarritja nuk ka asnjë lidhje me punën tuaj.Më lini ta shpjegoj ! Zvarritja është një formë për të ç'liruar trurin nga stresi i një dite të ngarkuar.Të gjithë e përjetojmë stresin në një fare mase.Jeta është e mbushur me punë,angazhime (private,familjare,profesionale). Ju ecni përgjatë gjithë ditës të pavetëdijshëm me një sferë të madhe të energjive negative dhe e mbartni atë re të errët varur ne kokën tënde sepse mendoni se nuk do t'ia dilni të përballoni kërkesat e shumta,ndaj të cilave duhet t'ju përgjigjeni duke kronometruar kohën,dyfishuar energjitë dhe duke e detyruar veten për ti dhënë zgjidhjen e duhur çdo gjëje.Kjo shpesh herë ju dërgon drejt një sforcimi dhe konsumimi të energjive tuaja fizike dhe mendore.Me këtë intensitet në rritje është e vështirë të heqësh presionin ndaj vetes e cila automatikisht ju dërgon në zvarritje
Për çfarë jeni të stresuar më së shumti? Ajo që ju streson është frika për financat tuaja. Zvarritja është një zakon apo jo? Ti nuk je zvarrites,ju keni te zhvilluar zakonin e zvarritjes.Kjo është diference e madhe,sepse nëse është një zakon ne ju mesojmë si të hiqni dorë prej tij.Origjina e saj është gjithmonë stresi dhe ka një model që ju e përsërisni vazhdimisht.Kur kjo ndodh ju shmangni një detyrë të cilën duhet ta përfundoni dhe shpërblimi që merrni është ç'lirimi i stresit për disa momente.Mënyra më e fuqishme për të ndaluar zakonin e zvarritjes nuk është përballja me stresin sepse është pothuajse e pamundur ta evitoni atë plotësisht në jetën tuaj,Por mund të ndryshoni 100% modelin e shmangies së kryerjes së detyrave ditore.Kur të gjendeni në një situatë ku e ndjeni se po hezitoni dhe se po shpërdoroni kohën per veprime pa vlerë ja se çfarë duhet të bëni:
Disa strategji lehtësuese për të evituar zvarritjen:
✔️ Ju duhet t'i jepni vetes një pushim të vogël në punë, është pak a shumë si të ndalni për pak çaste pirjen e duhanit.Kjo që po lexoni do t'ju tingëllojë si budallallëk, por rregulli numër një duhet të falësh veten dhe të bësh një bisedë me veten.Kur ndjen se vetja juaj po fillon të zhvarritet,sfidojeni me dialogun tuaj të brëndshëm ."Unë e di që jam rrëmujë financiarisht, por zgjedh të fal veten time, unë sot thjesht do të bëj më të mirën që mundem"Unë sot do të hedh një hap që do të më dërgojë drejt qëllimit tim. Në këtë mënyrë ju adresoni mendimin zhvarritës që qëndron nën të. Pra,kjo vetëdije ju ndihmon të dini se si do të zgjidhni të shpenzoni kohën tuaj.
✔️ Të njihni se çfarë ju streson
✔️ Numëroni 5-4-3-2-1,
✔️ Ndaloni zakonin e fabrikuar në trurin tuaj dhe sillni vëmendjen në të tashmen
✔️ Bëni diçka për 5 minutat e ardhshme
Duhet gjithnje të keni parasysh se nuk ka asnjë problem i cili nuk ka zgjidhje,por është zakoni i shmangies së problemit që pengon zgjidhjen e tij.E gjitha çfarë kërkohet është të monitoroni shprehitë e pavetëdijshme që ju mbajnë të ngecur sepse nga evidencat shkencore 80% e njerëzve që trajnojnë veten të sfidojnë zvarritjet ditore,arrijnë të krijojnë rezultate të matshme në kohë reale ne jetën e tyre
Për më shumë programe për vetzhvillimin tuaj shfletoni webfaqen
Mimozapower.com
Marsida Toptani

💕💕💕💕🌟🌟🌟🌟
Marsi💫🏆👏💗