Ju premtoni se do ta doni përgjithnjë para martesës, dhe pas saj, ju filloni të shikoni gjithë mënyrat e sjelljes së tij dhe të saj që nuk përshtaten me sjelljet që ti i ke imagjinuar për personin që do ta doje përgjithmon, papritmas ai princi, (pricesha ) i imagjinuar është një një person që ka lloj lloj maneresh, dhe ti tani mundohesh ta ndryshosh atë.
Sa gabim është po qe se mashkulli e ndjen se ti do ta ndryshosh atë, ai sdo të ndryshoje dhe PIKË, këtu ai acarohet aq shumë sa që del nga çdo kontroll që ka treguar para martesës dhe lindin konfliktet të cilat janë vetëm rezultat i kësaj pike. Asnjëherë nuk korr rezultat një femër e cila i thotë një mashkulli çfarë ai duhet të ndryshojë.
E gjitha që mund të sjell rezultate pozitive në këtë rast është dashuria e mjaftueshme për veten, rikthim te vetja 100% dhe dashuri ndaj vetes pa asnjë kusht, jo të akuzoni veten çfarë ju ka ndodhur sepse asgjë su ka ndodhur, ju vetëm keni prekur në zonën e ndaluar të tij.
Duke i dhënë kujdes vetes dhe dashuri e cek edhe njëherë pa asnjë kusht, ju do të filloni të shikoni përsëri personin që keni zgjedhur të kaloni jetën si Princin e imagjinuar sepse ai është po i njëjti vetëm ti tani e shikon nga një kënd tjetër, e pranon ashtu si është, kujdesesh e cek përsëri për veten dhe ai pastaj do të bëhet ashtu si ti e do, pa asnjë detyrim në një formë shumë të lehtë dhe të këndëshme egoja e tij zhbëhet sepse egoja juaj ra ne gjumë nga dashuria që ti i dhurove zemrës tënde.
Pastaj nëse ti i thua atij je shpirti im, je zemra ime...vetëm në këto fjalë ti e kupton se ai është zemra yte prandaj duhet ti japësh dashuri zemrës tënde. Ai i ke thënë ndonjëherë ti je zemra yte? Besoj nga kjo ti do të kuptosh shumë sa i përket personit që duash të ndryshosh, ne mund vetëm veten të ndryshojme dhe mendimet tona askënd tjetër.
Por kur ndryshojmë këto që thash edhe personat rreth nesh ndryshojnë ose nuk i sheh më. E njëjta gjithnjë është me të njëjtën.
REZERVO VENDIN TEND PER SEMINAR NE 13 SHKURT NE LINKUN:
https://www.mimozapower.com/aplikoni-per-iam-power
Me shumë përzemërsi ju mirëpresim më Seminar.
Mimoza dhe Avniu.