Cdo organizim politik duhet te gjeje menyrat qe te perballoje ceshtjet qe i perkasin vendit dhe njerezve qe perfaqeson, ku se pari te lidhet me drejtesine, moralin dhe patriotizmin. A.D.R-ja si nje force e re politike i tejkalon dimensionet e politikberjes duke pohuar se tashme ka ardhur koha e nje zgjimi te ri per te patur nje shtet te drejte. Por dihet se ne politike roli i individit eshte dominant si ne ardhmerine e partise qe perfaqeson, po ashtu dhe vendit te tij. Si e tille ADR ka perzgjedhur intelektuale te ndershem e te devotshem per ta perfaqesuar ate denjesisht ne te berit shtet demokratik, ku njeri prej tyre kam nderin dhe pergjegjesine time te jem i inkuadruar jo thjesht per qellime politike, por per ti sherbyer vendit dhe popullit tim me ambicjen me te mire per t’u konfirmuar jo thjesht si individ, por si perfaqesues i denje i nje mase te mire te qytetareve. Gjithmone kemi hasur me fenomenin ku te qeverisurit dhe te drejtuarit kane hedhur akuza pa fund ndaj klases politike, pasi ajo nuk i ka permbushur deryrimet dhe premtimet e dhena ne kohe fushatash elektorale. Si kandidat per te qene pjese e Kuvendit Popullor, mbeshtetem ne faktin se ka ardhur momenti ku te gjithe te jene te barabarte perpara ligjit, se vendi yne si nje vend i lashte europian meriton me shume e te perfaqesohet nga njerez qe parlamentin ta shohin jo thesht si ligjberes por si vendin e shtrirjeve te problemeve me jetesore te qytetareve e tu garantoj atyre te drejten e informimit dhe te drejten e shprehjes. ADR ka dale me nje program te paster, largpames, vizionar, te pakropomentueshem, ku hapeairat politike nuk i sheh si vend perfitimesh por si vend debatesh konstruktive per te bere me te miren per popullin qe perfaqeson. Une personalisht duke menduar se politika eshte vendi i nje morali te paster ne teresine e saj universale do te bej te mundur qe kjo politike te jete me afer popullit. Ne kete menyre prezenca ime do te jete mjaft transparente, reflektuese e ku do te testohet hap pas hapi nga zgjedhesit e mi.
Me Respekt
Gledi Kryemadhi
Aleanca Demokracia e Re