Litari i Elefantit
Njëherë një burrë ishte duke kaluar pranë disa elefanteve. Ai papritur ndaloi, u mahnit nga fakti se këto krijesa të mëdha dhe të fuqishme, ishin lidhur ne këmbët e tyre nga litarë të dobët dhe të hollë. Ishte e dukshme që këto krijesa kaq të forta, në çdo moment mund ti këputnin ato. Por për një arsye ato nuk e bënin. Ai pa afër trajnerin e elefanteve dhe e pyeti përse elefantet qëndronin ashtu dhe nuk bënin asnjë përpjekje që të liroheshin?
Mirë- u përgjigj trajneri.
"Kur elefantet ishin më të rinj dhe me më pak fuqi, ne përdornim të njëjtat litarë ti lidhnim ata. Në atë moshë ata litarë mjaftonin që ti mbanin lidhur dhe siç elefantet u rritën ata ishin kushtëzuar të besonin se ata nuk mund ti këputnin litarët. Ata besonin se litarët i mbanin dhe ata nuk do të liroheshin kurrë."
Burri ishte mahnitur nga përgjigjia e trajnerit. Këto kafshë të fuqishme mund në çdo kohë të lirojnë veten nga kufizimet e tyre, por ato kanë ngecur tamam aty ku janë, sepse ato besojnë se janë të paafta ta bëjnë ate.
Ju shikoni ne jetë... pikërisht si këta elefantë shumë prej nesh e kalojmë jetën mbi një
besim se ne nuk mund të bëjmë asgjë, thjesht sepse ne dështuam njëherë më përpara...
Dështimi është pjesë e mësimit. Ne nuk duhet kurre të dorëzohemi duke u përpjekur, sepse ne jemi pikërisht një hap larg lirisë sonë.
www.mimozapower.com
top of page
To test this feature, visit your live site.
Guxo të bësh !
Guxo të bësh !
0 comments
Like
Comments
bottom of page