Me të afërmin duhet të sillemi me shumë takt sa që të mos e prekim as edhe me një vështrim. Sa herë që fyejmë ose përbuzim një njeri ndjejmë një gur të rëndë që të na peshojë në zemër. Atëherë kur një i afërmi ynë është i pikëlluar ose i dëshpëruar duhet që ta ngushëllojmë me fjalë dashurie. “Në qoftë se yt vëlla ka mëkatuar hidh përsipër rroben tënde dhe mbuloje” – na këshillon Shën Isaak Siriani. Të gjithë
kemi nevojë për mëshirën e Perendisë. Në marrdhëniet tona me të tjerët duhet të jemi të çiltër dhe të sinqertë sa në fjalë aq edhe në vepra. Përndryshe jeta jonë nuk është e dobishme. Duhet ti duam të tjerët jo më pak sesa veten tonë siç na porositi Zoti: “Duaje të afërmin tënd por si vetveten”. Por dashuria për të afërmin nuk duhet të kalojë kufijtë dhe të na shkëpusë nga ruajtja e porosisë së parë dhe kryesore, d.m.th. të dashurisë për Perëndinë.