Ç'eshte perceptimi?
Perceptimi eshte menyra se si e sheh dicka: eshte pikepamja jote , forma e mendimit ose bindja jote. Ndonjehere perceptimet tona nuk qellojne ne shenje dhe keshtu i vendosim vetes kufizime.
Perceptimet jane si syzet.
Kur ke perceptime te pasakta per veten ose jeten ne pergjithesi, eshte njesoj si te vesh syzet me numer te gabuar. Pra ne kete aspekt xhami i syzeve ndikon ne menyren se si i shohim gjerat perreth. Per pasoje merr ate qe sheh. Nese mendojme se jemi semure, ky mendim do te na beje te
ndihemi te semure, ndersa nese mendon se je i zgjuar , i shkathet etj, ky mendim do t'i japi ngjyra jetes tende dhe do t'ju beje shume entuziaste.
Shembull - Alina e donte shume natyren per aq sa ajo kishte mundur te shihte deri ateher, por kur shkoi te okulisti dhe nderroi nr.e syzeve, u befasua nga bukuria, hollesite, mrekullia e natyres qe shfaqej para saj. Shpesh keshtu jane gjerat. Nuk e dime se sa shume po humbasim, sepse na kane ngaterruar perceptimet.
Kemi perceptime per veten, per te tjeret dhe per jeten ne pergjithesi.
--Perceptimi per veten--
Lind pyetja: Perceptimi juaj per veten , ju pengon apo ju ndihmon?
-------------------------------------------------------------------------------------
Ka te beje me rritjen e vetvleresimit dhe besimit tek vetja.
A keni menduar te beni dicka dhe pastaj keni hequr dore?
A ju ka inkurajuar dikush per ta bere ate gje? E keni bere apo nuk keni pranuar?
Si jeni ndier?
Pra kemi te bejme me perceptimin per veten ose ndryshim i perceptimit. Pra kur dikush jashte teje te inkurajon , te jep mbeshtetjen apo shtysen te besh dicka qe mundesh, eshte njelloj sikur t'i heq syzet e para dhe te jep nje pale syze te tjera me te qarta me ane te te cilave e sheh veten ne nje tjeter menyre.
Ashtu si percepmet negative te vetes na kufizojne, perceptimet pozitive na ndihmojne te nxjerrim me te miren tone.
Pra nese ti shkon perpara me bindjen se “mund t'ia dal” , ose “ jam i rendesishem” , kjo bindje do t'i japi ngjyrim pozitiv gjithckaje tjeter .
Nese perceptimi im per veten eshte i shtrember, si mund ta rregulloj?
Nje menyre eshte qe te rrish prane njerezve qe kane besim te ty ose me ata qe te japin force. Psh,prinderit,mami ose babi , vellai apo motra,nje mesues , nje mentor etj. Mjafton te jete dikush dhe nuk ka rendesi kush. Mos ki frike te mbeshtetesh dhe te marresh force prej tij,saj, t'i kerkosh keshilla, shihe veten sic te sheh ai...dhe ec perpara.
Punoi Blerina Pashaj
❤️🥰😘👏
🌟🌟👏🏻
👑💫💞