Shqetësimi apo droja e çfarëdollojshme është fatale për përqëndrimin mendor dhe i vret krejtësisht aftësitë krijuese.
Qoftë nëse jemi shkencëtarë, artistë,koka te sipërmarrjes,njerëz të thjeshtë etj, prapsëprapë nuk përqëndrohemi dot nëse ziejmë nga frika, shqetësimi apo ankthi.
-A keni degjuar vallë për ndonjë të mirë që i ka ardhur njeriut nga shqetësimi?
-A e ka ndihmuar ndonjëherë ndokënd ankthi për t’ia përmirësuar kushtet ?
-A nuk ndodh gjithnjë, kudo, e kundërta, duke na e dëmtuar shëndetin,rraskapitur gjallërinë dhe ulur efikasitetin?
Pra, perqëndrimi te gjithçka e bukur që na rrethon, ta mbushim mendjen me kurajë, shpresë dhe besim për atë që duam e jo te presim sa mendimet negative te nguliten ne mendjen dhe përfytyrimin tonë.
Suksesi dhe lumturia varen nga gatishmëria për të nxjerrë më të mirën nga energjitë tona.
Puna nuk vret askënd, por droja ka vrarë shumëkënd.
Le të kultivojmë një qëndrim mendor që na sjell paqe e lumturi! Ne mund ta bëjmë këtë!
Per me shume informacione me kontaktoni ne inbox.
❤️Me dashuri Blerina Pashaj ❤️
Blerina 💞🌟
Bravo 👏 👏👏👏