📍Ndryshimi ndonjëherë duket se vjen krejtësisht për shkak të rrethanave të jashtme.
📍Sigurisht,muajt e fundit të pandemisë mund të kenë dhënë përshtypjen se kemi pak mundesi zgjedhjeje në jetën tonë.
📍Megjithatë,gjithnjë e më shumë, ne kemi aftësinë për të marrë vendime kuptimplota që mund të ndryshojnë jetën tonë.
📍Ndoshta nuk është mencuri të kërkojmë vazhdimisht lumturi,por më tepër të zgjedhim rruge për të zgjeruar jetën tonë.
Kur shikoj prapa në jetën time, ndonjëherë më duket se nuk kam vendosur per drejtimin e jetës, por përkundrazi jam tërhequr nga ngjarjet e jashtme. Shtatzenë në moshën 19 vjeç, u martova dhe kisha tre fëmijë, njëri prej të cilëve ishte i shurdhër. Kur burri im u dashurua me një grua tjetër, unë qëndrova me të për shumë vite. Ndryshimi dukej se erdhi për shkak të njerëzve përreth meje, për shkak të rrethanave përtej kontrollit tim. Padyshim, kjo ndodhi pjesërisht nga ato rrethana
Pas shumë vitesh psikoanalizë dhe studimesh në psikologji, më në fund vendosa ta lë burrin tim dhe të largohem nga Franca. Unë erdha në Amerikë dhe u ktheva në shkollë,fillova karrierën time të shkrimit. Që atëherë kam botuar 15 libra të përkthyera në shumë gjuhë dhe e martuar lumturisht.
Eshtë e vërtetë edhe pse padyshim që disa nga gjërat që na ndodhin ne jete, ndodhin për shkak të rrethanave që ne nuk mund t'i ndryshojmë:rrethanat e lindjes, trashëgimisë, mjedisit dhe kulturës.
Ne lindim në një vend dhe kohë të caktuar; na janë dhënë prindër të caktuar, vëllezër e motra, rrethana te caktuara.Ne kemi disa mundësi intelektuale. Faktorë të vegjël ose të mëdhenj mund të ndryshojnë jetën tonë plotësisht: sëmundje, ose thjesht dështimi i një ekzaminimi për shkak të një nate të keqe, një takimi rastësor me një të huaj; ndërhyrja e një mësuesi ose mentori në jeten tonë, një veprim bujar i një kolegu ose përkundrazi një fjalë mizore nga një mik.Nje situate apo rrethane mund të ndryshojë drejtimin e historise tone jetsore.
Megjithatë,duke marrë parasysh këto rrethana dhe gjithnjë e më shumë pasi gjërat ndryshojnë rreth nesh, ne kemi një liri absolute për të vendosur se si te jetojme nje jete kuptimplote. Këto mund të jenë vendime të vogla ose të mëdha. Disa përballen me vendime të vështira si: A duhet t’i kthehemi punës që kemi bërë më parë? A duhet të vazhdojmë me studimet tona? A duhet të zgjedhim ndoshta në mes të jetës një profesion të ri apo një partner të ri? Lindin vendime të panumërta, zgjedhje të panumërta, të vogla dhe të mëdha.
Ndoshta nuk eshte mencuri të kërkojmë lumturi që mbetet e pakapshme kur merren këto vendime, por më tepër të zgjedhim diçka për të zgjeruar fushën e jetës sonë në ndonjë mënyrë të vogël që mundemi. Ndonjëherë ëndrrat e shtyra tani mund të bëhen realitet. Ne mund të zgjedhim një karrierë të re.
Momentet e ndryshimit ndodhin kur ne jemi në gjendje, të shohim pamjen e madhe, të kuptojmë vetëm për një moment se çfarë kanë provuar të tjerët pergjate pikthesave te medha jetsore dhe si duhet të reagojmë. Ne duhet të shohim mbrapa në këta muajt e fundit të vuajtjeve dhe izolimit dhe të mësojmë prej tyre diçka që do të na çojë përpara dhe të na sjellë gëzim në një botë më të zhvilluar.
www.mimozapower.com