Kur ju beni humor me te tjeret, çdo gjë ju kthehet juve!
Kur ju përgojoni, flisni keq, përqeshni të tjerët kjo regjistrohet në dosjen e drejtësisë absolute dhe kjo kthehet te ju.
Imagjinoni këtë drejtësi absolute si një kompjuter, çdarëdo që keni regjistruar aty është aty, edhe nëse e bëni delete ajo është në shportën e mbeturinave, edhe nës enga shporta e mbeturinave e fshini, një programer me përvojë e nxjer nga aty.
Asgjë nuk fshihet asgjë nuk bëhet delete asgjë ska ku shkon. Eshtë në Kompjuterin tuaj jo në Kompjuterin e dikujt tjetër.
Gjithçka që ju mendoni, ështe e juaja. E kompjuterit tuaj në tru.
Por çfarë ka të mirë se drejtuesi i Drejtësisë Absolute QË është ZOTI, është shumë herë më i mirë se ne dhe ai na fal gabimet e qëllimshme apo të paqëllimshme, por budallallëkut sbesoj se na e fal!
Sa mund ne ta falim veten, sa ne mund ti fusim në kosh të plehrtave budallallëqe tona?
Çdo gjë kthehet, te pronari!
Prandaj bëhini pronar të mirësisë, faljes dashurisë dhe durimit.
Ndani atë që dini me të tjerët, më shumë se kurrë bota ke navojë për njerëz si JU.
Comments