Çdo ditë kur zgjohem në mëngjes së pari duhet të merrem me veten, me postulatet dhe ngacmimet e energjive te së kaluarës sime...duke zëvendësuar ato me mësime afirmime dhe studime të mrekullueshme që dita ditës më shfaqen, diçka tokësore shfaqet që të kthen pas...pastaj me vetëdije e kuptoj se çdo gjë është vetëm një lojë e madhe energjetike...dikush më shkruan në inbox një fjali të mrekullueshme që më rikujton origjinën time...dikush më shpreh falënderime mirënjohje..dikush kërkon rrugëdalje...unë përsëri pyes veten për çfarë jam në këtë botë?
Çfarë mund të bëj sot që të përmirësoj gabimet e mia....çfarë mund të bëj sot që të kthej mirësinë në zemrat e atyre që i lëndova me ose pa vetëdije....sepse duke e ditur se çfarë i bën tjetrit i bën vetes...ky është po një mësim që e mëson 5 minuta por të duhet një jetë për të mjeshtëruar!
Nuk jam e përsosur...e di se egoja ime më ka bërë të lëndoj njerëz duke më bërë të largohem nga ata...ose ata të largohen nga unë...nëse e hudh fajin te ata...që poashtu janë pasqyrim i imi atëherë skam zgjidhur asgjë!
Sot vendos të marr përgjegjësi 100% për të gjithë personat që i lëndova me ose pa vetëdijen time dhe në këtë mënyrë të filloj të paguaj çmimin e atyre ndjesive që i dërgova te ata.
Unë jam përgjegjëse dhe personi kryesor që drejton jetën time dhe duke marrë përgjegjësi 100% për të gjithë ata që i ndihmova dhe njëkohësisht i lëndova...sepse ndoshta egoja ime ka menduar se duke ndihmuar duhet pritur edhe mirënjohjen nga ata...por zemra gjithenjë thot ndihmo, jep dhe mos prit shpërblimin.
Egoja ka pritur diçka që se ka posedim (e si mudnet mirënjohja të jetë pjesë e egos) Tani i drejtohem vetëm zemrës sime për aprovim dhe për marrje të përgjgjësisë 100%. se çdo gjë që ndodh jashtë meje është pjesë e asaj që është brenda meje.
Dhe nëse pasqyrimi im nuk është i duhuri unë duhet ende të punoj me veten time!
PS: Shumë mësime qër vetëzhvillim dhe jetë paqësore ju i keni falas në këtë webfaqe, por nëse doni me zemër të shpërbleni ata që bënë këtë punë të mrekullueshme për ju bëheni anëtar në Iam Power, shfrytëzoni ofertën e cila është thuase falas, më lirë se një libër 180 trajnime niveli 1 Iam Power nga 99Euro tani 33,37, nga anëtarësim 1 vjeçar në anëtarësim të përhershëm.
Zoti ju bekofte, ju ka shoerblyer dhe po vazhdon tju shperbleje. 👌