top of page
2023.PNG

9 MENYRA PER TE NDRYSHUAR SJELLJEN E NJE INDIVIDI, PA NGJALLUR TEK AI KEQARDHJE APO MERZI


Shpesh na ndodh ta kapim veten mat duke menduar ndoshta, edhe duke folur ne forme kritike per nje person ne lidhje me dicka qe ai ka thene apo ka bere!


Mirepo a kemi menduar ndonjehere se cfare ne thelb eshte kritika?? A kemi menduar se cfare mund te zgjoje tek personi qe ia themi? A kemi menduar ndonjehere se si do te ndiheshim ne, nese perballemi pikerisht me kritiken qe duam tjua themi te tjereve???



E pra, duhet te dime se kritika eshte forma me e pavlefshme e komunikimit e cila nxjerr ne pah elemente shkatrrimtare ne marredhenie me njerezit! Edhe nese gjate rritjes shume prej nesh jemi perballur me kritiken dhe shpesh kemi vuajtur prej saj, sot jemi ne qe kete forme te komunikimit duhet ta eleminojme nga jeta jone ne menyre qe marredhiet tona te jene cdo here e me te kendshme, me te hapura dhe rrjedhimisht me produktive!



Me poshte gjeni nje manual ne dukje te thjeshte por jashtezakonisht te vlefshem ne lidhje me komunikimini ndernjerezor pa prezences e kritikes! Mund ti ndryshojme dhe permiresojme marredheniet tona nese perdorim 9 MENYRAT PER TE NDRYSHUAR SJELLJEN E NJE INDIVIDI, PA NGJALLUR TEK AI KEQARDHJE APO MERZI!


  1. Nise biseden me fjale lavderuese dhe vleresimi te sinqerte!

  2. Terhiqja vemendjen ne menyre jo te drejtperdrejte nje individi per gabimet e tij!

  3. Fol per gabimet e tua, perpara se te kritikosh gabimet e tjetrit!

  4. Bej pyetje, ne vend qe te japesh urdhra!

  5. Bej te mundur qe tjetri te ruaje te paprekur krenarine e tij!

  6. Pergezo menjehere cdo permiresim minimal. Ji i perzemert ne aprovim dhe i pakursyer ne lavderime!

  7. Bej qe te tjeret, te ndjejne se kane nje reputacion per te ruajtur!

  8. Inkurajo dhe jep pershtypjen se nje defekt apo gabim eshte i lehte per t'u korrigjuar!

  9. Mundeso qe tjetri te jete i kenaqur, se po ben ate qe ti i ke kerkuar!


Aplikoni keto 9 menyra te shkelqyera dhe do te vereni nje ndryshim jashtezakonisht te madh ne permiresimin e komunikimit me te gjithe njerezit qe ju rrethojne!


Mos harroni, fjala ka fuqi dhe ajo qe themi ajo edhe behet!

Meso fuqine dhe Magjine e te folurit Pozitiv ne butonin me poshte:


Burimi: Dale Carnighie Book

237 views1 comment

1 Comment


Lona lona
Lona lona
Apr 20, 2022

Faleminderit Drit je e mrekullushme 💖❤

Like
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page