Asnjëherë para asgjëje se lejoj të bëhem mace ndër tavolinë por, Luaneshë krenare!!!!!

Në kërkimet e Iam Power është si sfidë e rradhës të gjejmë heronjtë e fshehur të shoqërisë tonë, Ata që nuk janë gjunjëzuar kurrë dhe që vazhdojnë të ecin ballëlartë përtej çdo Vështirësie.


Kërkuam të ndajnë me ju historitë e suksesit të tyre dhe në vijim po shfaqim historine e Z.M. e cila jeton në Pejë, dhe përballja e saj është me Sklerozën e shumefishtë!


Sukses nuk është vetëm të arrish të kesh gjëra materiale në jetë, por sukses është edhe të përballesh me sfidat që ti paraqet jeta dhe ti përsëri të besosh në fuqinë e brendëshme të shpirtit tënd.


Dhe asnjëherë përballë çdo sfide nuk duhet të bëhemi viktima ose të mëshirohemi nga të tjerët që nuk kanë sëmundje, dështime ose kanë fatin më të mirë.

Sepse për vështirësitë e jetës apo fatin e jetës nuk mund të krenohemi përgjithmon ngase askush nuk e di çfarë mund ti ndodh në kët proces jetësor.


Gjithnjë duhet të jetojmë të përulur dhe të jemi falenderues për çdo gjë që na shfaqet në jetë dhe të lejojmë shpirtin tonë të përballet me vështirësitë në dukje të papërballueshme.


Lexoni këtë përshkim jetësor dhe nëse gjindeni në një situatë të tillë ose të ngjashme ky shkrim do të ju ndihmojë shumë.


Autorja e shkrimit do të përçoj një mesazh te të gjith ju ajo thotë:


Ëndrrëat më janë pre në gjys por ky fakt mka ba të luftoj ti realizoj tjera ëndërra që nga këndi që shoh unë janë ëndërrat më të bukura që mund ti posedoj një njeri!

Jo monedhat, as jahtet, as gaderoba firmato, as titujt me grada por të jesh njeri me shpirt e ndjenja dhe kur gëzon shëndet të mirë!


Po filloj të ceki : Ne fillimin i vitit 2004 më atakoj një sëmundje e panjohur dhe e pa ndëgjuar ndojhër më parë! Fillimisht mu mpin shputat e dy kembeve dhe dalngadal per afro 10 javë mpirja më dul mbi gjunje dhe duke më humb dhe forca, dhe ekuilibri!

Si e re në moshën 29 nënë e dy femijve, ishte e rëndë por shpresa ishte çdohere se shpejt do kaloj.

Ditët kalonin herë pas here me kontrolla dhe ekzaminime dhe me një rezonancë u vërtetua që në mua paska godit sëmundja e quajtur Skleroza e shumefishtë!


Pyetjet e pa rreshtura në veten time se cka u ba, pse ndodhi kur da kaloj? Ditet, muajt kalonin unë jetoja me vështirësitë, dhimbjet dhe shumë sfida para vetes, si nënë dhe grua në asnjë sekond nuk e leja përkushtimin ndaj femijve dhe punëve të shtëpisë!

Pyesja Neurologun edhe sa do më kaloi kjo? Ai hezitonte për fillim të më tregonte të vërtetën, dhe një ditë më tha me këtë sëmundje do jetosh gjithë jetën nuk është vdekjeprurese, shkenca ka terapi kuruese por jo shëruese!


E rënd mu duk sikur më zuri toka përfundi, ndoshta ma të leht e kisha prit aty për aty të më thuhej do vdesesh pas një kohe të shkurt, se sa të jetoja me ato symptoma që smund ti përshkruash me fjalë po të jesh edhe poeti me i mire në botë!


U mërzita, qava, besa për një moment dhe u dëshprova! Por si tip i fortë që jam dhe të tjerët ashtu më njohin nuk doja të dorezohesha pasi dikur dhe lexoja e u njoha më mire me sëmundjen, kjo din ti gjymtoj njerëzit, ti degradoj në tana aspektet!


Une vërtetë me vështiresi e me dhembje ec por asnjëher dorëzim as mëshirim jo! Nuk u ndala asnjëherë ushtrime, pune shtepie, kujdes për lulet për pamjen time fizike, reflektim pozitiv në familje dhe rreth, nuk pranoj që dikush të shpreh keqardhje për mua, nuk e pranoj faktin qe une s'do shërohem, sme hyn në vesh edhe pse e thot shkenca!


Pas 6 viteve jetë me sëmundjen unë linda dhe një fëmijë me një shtatëzani pa komplikime por trupi im normal me vështirësi të mëdha por vullneti dhe dashuria për engjullin tim nuk i vuri në pah ato vështirësi, e sot i ka 10 vjet qe na mbushi zbrazëtinë e jetës sonë me shumë dashuri në familje!


Krahas kurimit medikal kam përdor dhe mjekesi alternative bio, ushqime të pasura me vitamina dhe sot kan kaluar 16 vite por gjendjen e mbajta stabile.


Gjatë këtyre viteve shumë e shumë mundime por asnjë dorezim dhe gjitheher synim tek e mira jo urrejtje, jo deshprime. Ndojher e besa dhe shumeherë dijn njerzit me dije apo pa vetedije të të lendojn por krejt i kam vëne pas se unë jam ajo që dua dhe do ja dal pa pardon askujt!



Ndihmën më të madhe kerko nga shpirti dhe mendja yte se ndryshe zhgenjehesh, vetja të ndihmon ma së shumti!

Ka shumë përjetime që si kam cek por në pika të shkurta u mundova një permbledhje gjithë viteve por, pa tregua shumeqka qe kam provua se nuk dua qe të provoj kush se mvaret prej tipit se si reagojnë ato cka une i konsumova.


Kur të gjindeni ti ngulfatura apo ti ngushtuara emocionalisht thjesht qani bërtisni lironi emocionet se do i ndihmoni vehtes, e më mirë kish me qenë të jeni në natyrë që mos të pengohesh nga të tjerët dhe mos mallko vehten por duaje dhe ma shume!


Por ideja dhe qëllimi janë që mendja është shoku më i mirë në çdo proces të vështirë të jetës. Mendimi pozitiv.


Të gjeni veten tuaj te vërtetë, atë që flet brenda jush se çdo gjë mundemi tia dalim në jetë me besim.


Asnjëherë para asgjëje se lejoj të bëhem mace ndër tavolinë por, Luanesh krenare!!!!!


Z. M.

Pejë Republika e Kosovës

23,06,2020





HYRJE PËR ANËTARËT PREMIUM

niveli 1.png
niveli 2.png
niveli 3.png
niveli 4.png
WEBINARET.png

©‌ ‌Copyright‌ ‌MMXX‌ ‌Iam‌ ‌Power‌ ‌Part‌ ‌of‌ ‌Sun‌ ‌and‌ ‌Stars‌ ‌Corporation‌