Ajo për të cilën fola në seminar sa i përket harmonisë së energjisë është e përshkruar në detaje në dokumentin në vazhdim. Dua që në çdo hap të jetës suaj të jeni vigjilent dhe të kontrolloni jetën tuaj në cilin drejtim shkon.
Ky shkrim do të ju ndihmojë shumë prandaj studioni atë me vëmendje dhe bëni ushtrimet e përshkruara në varësi të asaj se keni shumë emocione negative apo shumë emocione pozitive.
Për të dy rastet keni nevojë të bëni ushtrimin, asnjëherë sduhet tejkaluar gjendja e Ekuilibrit.
Një Det I Madh I Enrgjisë që VibronTani këtu është idea e re, ju thoni. Çfarë është ky “det I energjisë”? Çdo gjë është energji që vibron në shkallë të ndyshme. Çdo gjë që mund ta shohim, ndjejmë, shijojmë, dëgjojmë është formë e energjisë vibruese.
Para 100 viteve kjo ide ishte shumë e vështirë për ta pranuar, por sot ne e dijmë dhe të gjithë shkenctarët pajtohen, se materia fizike është e përbërë nga atomet të cilat janë të kompozuar nga protonet dhe neutronet të gjitha në lëvizje, me fjalë të tjera pjesëza të energjisë që lëvizin në një shpejtësi shumë të madhe. Nëse ecim një hap më tej dhe pohojmë se jo vetëm bota materiale që e shohim, por edhe ajri që thithim dhe hapësira që është shumë larg nga këtu deri te yjet është një det I madh I energjisë në vibrim.
Bota fizike vibron në një shkallë relative shumë të ulët por përderisa ju zhvendoseni nga ajo në nivele më të larta, shkalla vibracionale ritet dhe cilësia bëhet më e mirë dhe më fine. Kjo energji më fine nuk shtë vetëm në hapësirë por edhe gjithkund rreth nesh. Në të ne “jetojmë, lëvizim dhe kemi mirëqenien tonë.” Kjo është energjia të cilën qendrat tona fizike e kapin dhe e transformojnë ( një hap më poshtë) për përdorimin tonë në veprimin fizik, emocional dhe mental.
Ne do të studiojmë vibracionet dhe qendrat fizike në detaje më vonë por tani e gjitha për të cilën kemi nevojë për të ditur është se ato funksionojnë te çdonjeri dhe te ndonjëri më me efikasitet se tek të tjerët.
Kur kjo energji fizike ulet poshtë deri te pika ku përdoret nga trupi fizik, manifeston veten ngjashëm si energjia elektrike, por më delikate. Njëjtë si elektriciteti ka polaritet dhe ky polaritet mund të kontrollohet.
Shumica e njerëzve kanë shumë energji të polaritetit negativ dhe nuk kanë mjaftueshëm polaritet pozitiv. Prandaj janë jashtë balancës. Balanca ësht shume e vështirë për tu arritur dhe akoma më e vështirë për të qëndruar. Këtu quajm balancën e përsosur “Harmonium.”
Në kapitullin e shërimit kjo diskutohet në detaje. Shumë ushqim dhe emocione të uta tentojnë të prishin balancin e trupit tuaj në anën negative. Kur ju bëheni “shumë negativ” disa lloje të sëmundjeve manifestohen. Kjo është mënyra që trupi juaj ju tregon se ju keni bërë diçka gabim dhe duhet të ndaloni.
Gjithashtu ështe e mundur që të tejkaloni balancën në anën pozitive dhe kjo ka si rezultat tension nervor ose sëmundje mentale.
Është mirë të mbani mend se gjendja ideale është EKULIBRI dhe të orvateni të arrini këtë. Një metodë tërësisht praktike është të jeni I matur në çdo gjë që hani dhe pini, të shmangeni nga emocionet e ulta dhe të mendoni me qartësi dhe atë shumë shpesh. Kjo më tej nuk është shaka. Asnjë nga ne nuk mendon mjaftueshëm apo në të vërtet mendon. Zakonisht kur ne mendojmë se mendojmë, ne vetëm luajmë ose riluajmë emocionet e inçizuara në mendjen tonë.
Arritja e Harmonise Shume gjera normale gjate jetës së përditshme kane influencë të lartë mbi ne, dhe na ndihmojnë që të afrohemi sa më shumë drejt harmonisë së dëshiruar. Soditja e bukurise në çdo formë është ndihmë për ne. E qeshura gjithashtu është një shërues i madh. Dhe sigurisht një mendim i pastër. Një ushtrim është disajnuar për të përmirësuar kushtet të cilat janë jashtë mase negative dhe tjetri ushtrim është disajnur për të aritur objektivën e kundërt, dtth për të përmirësuar kushtet mbi-pozitive.. Në përdorimin e këtyre ushtrimeve, gjen një vend ku nuk do të jeni të shqetësuar për 10 minuta. Uleni në një karike ku do të mbështeteni në pozitë të drejtë. Merr tre herrë frzmëmarrje të lehtë, relaksohu dhe astaj vazhdo me ushtrimin e duhur për momentin e kohës.
Kunderpeshimi I Kushteve Negative
Vendos këmbët në dysheme në të njëjtin dimension dhe të ndara nga njëra tjetra. Uleni drejtë dhe duart vendosni në prehër ku gjunjët nuk prekin njëri tjetrin. Gishti tregues, gishti I mesëm dhe gishti I madh duhet të prekin njëri tjetrin si nje trekëndësh dy gishtave të parë dhe gishtit të madh. Kur më në fund të jeni relaksuar, merr frymëmarrje të thellë, mbaje në numërim deri në 7 dhe pastaj liroe. Pastaj pusho dhe përsërite deri sa të kesh bërë të njëjtën 7 herë. Pas kësaj ndrysho pozitën dhe largo gjithë procedurën nga mendja yte.
Ky ushtrim është adekuat për kundër peshimin të kushteve negative të zakonshme. Ndërsa në rastet e kushteve më të thella negative ose gjendje të keqe kronike ( sëmundje kronike) duhet të përsëritet. Gjithnjë prisni së paku 2 orë mes tretmaneve sepse zaknisht shkon aq kohë deri sa rezultatet të shfaqen. Sa më herrët që trajtoni veten kur jeni jashtë balancit, më e lehtë është të ktheheni në normalen. Prandaj jeni të vetëdishëm për veten dhe kur ndiheni se nuk jeni në terezi jepi vetes njët tretman që të arrish balancën pozitive-negative.
Kunderpeshimi I Kushteve Pozitive Uleni në formë te rehatshme si në ushtrimin paraprak. Këtë herë këmbët duhet prekur njëra tjetrën në dimenzion të drejtë dhe të ngjitura. Gishtat e njërës dorë duhet prekur gishtat e dorës tjetër.Mbani në pjesën e përparme të trupit tuaj në nivelin e krahërorit. Gishti I madh prek gishtin e madh të dorës tjetër dhe gishtat tjerë prekin gishtin korespondues të dorës tjetër.
Tani mbyllni sytë dhe merrni frymëmarrje të thellë. Nxire frymën ngadalë dhe kur ajri të ketë dalë tërësisht nga mushkëritë qëndro ashtu duke numëruar deri në 5. Pastaj merr frymë dhe nxire lehtë dhe ngadalë për 5 ose 6 herë deri sa të jeni të relaksuar përsëri. Pastaj përsërit duke e mbajtur frymën jashtë duke numëruar deri në 5. Përsërit gjithë procedurën 5 herë, pastaj ndalo, merr frymë normal dhe nxir nga mendja gjithë procedurën.
Ky trajnim I ashtuguajtur negativ ( per te kundrpeshuar pozitivitetin tej mase) është me pritje efikase per të trajtuar të ftohurin nëse është praktikuar në fazat e herëshme të infektimit. Siptomet e të ftohurit janë evidencat e jashtme për një lloj të caktuar të mikroorganizmave armiqësore. Një trajtim”Pozitiv” nuk bën mirë në këto situata por një trajtim “ negativ” I përshkruar këtu do të ndihmojë sistemin të mrhet ose largojë bakteriet armiqësore për 6 deri 8 orë. Tre trajtime të tilla në orë ose 2 të ndara do të të ishin adekuate.
Pjesa e mrekullueshme e këtyre trajtimeve është se nëse ju gaboni dhe e përdorni pozitiven aty ku kërkohet negativja, ose e kundërta nuk ka efekte të dëmshme. Ata janë kundrpeshime psiqike të cilat na ndihmojne mekanikisht për të sjellur sistemin në balancën e duhur, prandaj nëse përdoret trajtimi I gabuar nuk do të përkeqësoj kushtet e jobalancuara. Studio vetë dhe vëzhgoi rezultatet.
Së shpejti ju do të jeni të vetëdishëm për nga shqetësimet e lehta fizike. Gabimet do të ju mundësojnë juve të përcaktoni cilin tretman të përdorni.
Kur keni dyshime mund ti përdorni të dyjat. Një veprim I shpejtë nga ana juaj do të ju ndihmojë të qëndroni në balancë konstante, gjë që do të provojë veten në një shëndet të mirë dhe të fuqishëm.
Është shume e vështirë të shohim veten ashtu si në të vërtetë jemi. Ne jemi kushtëzuar nga vegjëlia e hershme të injorojmë të gjithën dhe më të vrullshmin, më të qëndrueshmin ndikim mbi vetëdijen tonë.
Ne jemi trajnuar nga jeta dhe nga prindërit tanë që të jemi materialist. Prandaj nuk është aspak për tu çuditur se I japim shumë pak vlerë anës shpirtërore dhe shumë rëndësi fizikes dhe emocioent korespenduese të saj. Përderisa kjo është e vërtetë për të gjithë ne, është shumë e vështirë të injorojmë fiziken ose akoma më keq të shtiremi kurse ajo nuk ekziston.
Më mirë do të ishte nëse I japim një vlerësim të plotë dhe të përdorim si themel mbi të cilin një vetëdie më e lartë është ndërtuar.
Pjesë nga Libri: Urtia e Mjeshtërve Mistik ( Wisdom of Mystic Masters) Nga Joseph Weed
Comments