top of page
2023.PNG

Biografia e Trajneres Motivuese Dhurata Kullolli...lexo me shume duke klikuar linkun...

Une jam Dhurata Kullolli dhe kam lindur ne fshatin Kullollas te rrethit Gramsh.


Une kam mbaruar studimet e larta ne Fakultetin Ekonomik, dega Finance – Kontabilitet,

Niveli master Shkencor.Eksperiencat e mia jane: Sipermarrese ne biznese familjare si dhe pozicione egzekutive ne disa kompani prestigjioze. Aktualisht kam themeluar organizaten “ Come back to the root” e cila ka ne fokus zhvillimin dhe mbrojtjen e fshatrave qe vuajne fenomenin e shpopullimit dhe braktisjes.Une mendoj se jam nje enderruese e lindur, dhe gjithmone kam perdorur imagjinaten se si deshiroja te ishte jeta ime dhe pa mare ne konsiderate kushtet apo rrethanat e mia une e kam fituar ate.



Shkendijen e pare e kam mare nga nje Bibel qe mu dhurua ne moshen 16-vjec, ku theniet qe preken zemren time dhe me dhane force per te zbuluar dhe shpalosur potencialet e mia ishin: ‘’ Ju jeni krijuar nga shembelltyra e Perendise” Si dhe: “ Kerko dhe do te jepet, trokit dhe do te hapet” Dhe kjo eshte arsyeja pse jam anetare ne klubin I am Power, pasi njejte si efektin e thenieve qe lexova ne Bibel (me modesti e them qe bera revolucion ne jeten time) edhe informatat qe gjenden aty jane te sakta, formula eshte e plote dhe funksionon:

“ Ne jemi krijues te fatit tone,dhe ne mund te jemi, kemi dhe behemi ajo qe deshirojme”.


Gjithashtu kam kuptuar qe mendja ka nevoje te vazhdueshme per ushqim: informate te sakte. Ndaj me shume gezim ne zemer, une jam shume mirenjohese dhe e lumtur per kete dhurate, investimin ne zhvillimin personal, per te qene version me i mire i vetes time, dhe me shembullin tim te jem burim frymezimi e inspirimi per te ndihmuar edhe te tjeret per te realizuar endrrat e tyre.





308 views0 comments

Comments


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page