top of page
2023.PNG

Biografia e Trajneres Motivuese Zana Berisha...lexo me shume duke klikuar linkun...

Une jam Zana Berisha, kam lindur me 22 mars te vitit 1977 ne Tirane.


Jam nje ish gjimnaste e klubit sportiv 17 Nentori ne Tirane.

Shkollen fillore po ashtu dhe Gjimnazin i mbarova ne Tirane.

Kam perfunduar dhe kursin 2-vjeçar per sekretare ne Qendren Sociale Don Bosco ne Tirane.

Une kam punuar ne Batalionin Special te Forcave Komando ne administrate.


Ne vitin 2001 u largova nga vendlidja per bashkim familjar ne Belgjike. Tashme kam 3-femije te mrekullueshem, qe perkushtova per rritjet e tyre ‘’pushim karriere’’ prej disa vitesh.

Jam rikthyer jetes sociale me e forte se me pare, plote ambicie, aftesi, pasion, vlera dhe ide te mrekullueshme. Shume mirenjohese mesuesve, prinderve qe me mesuan vlerat e jashtezakonshme per tu bere versioni me i mire i vetes time. Punoj ne marketing.

Jam antare e Societé des Alchimiste e drejtuar nga David Bertrand.

Prej nga viti 2020 jam antare e Akademise se Suksesit ‘’I AM POWER’’ tashme ne nivelin IV.




Trajnimet qe kam mar pjese ne IAM POWER:

- 03 tetor 2020 webinari online ‘’Harmonia ne Familje’’

- 22 nentor 2020 webinari online ‘’Dekurajimi eshte nje semundje, si te kurohet’’

- 28 nentor 2020 webinari online ‘’Si te largojme mendimet negative’’

- 11 dhjetor 2020 webinari online ‘’Si te beni para si nje Trajner Motivues’’

- 28 dhjetor 2020 webinari online ‘’Si te gjeneroni milionat’’

- 04 janar 2021Trajnimi 4-javor ‘’Biznesi per fillestaret’’

- 03 mars 2021 ‘’Deklaroni fuqine Tuaj sfide 80 ditore’’

- Qershor 2021 ‘’trajnim per Trajner Motivues’’

- Kurs per trajnimin profesional ‘’Shitje dhe marketing’’ Eno Bajrami


Gjithmone kam qene prane familjes dhe miqve qe i dua shume. Jam nje luftetare dhe i adhuroj sfidat. Qellimi i jetes time eshte te ndihmoj njerezit ne udhekryq te jetes se tyre qe duan te gjejne rrugen e tyre.

Akademia e Suksesit ‘‘I AM POWER’’ eshte nje burim dije dhe frymezimi ku çdo antare i

akademise ushqehet me energji.




177 views0 comments

コメント


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page