top of page
2023.PNG

Cfarë do të thotë të jesh trajnere motivuese?

12 Maj 2016

Mimoza Thaqi është trajnere motivuese e lindur dhe e rritur në Tetovë. Përpost bagazhit të saj në sferën e biznesit privat në Tetovë, ajo tashmë është e njohur edhe në shtetet tjera shqipfolëse si Kosova dhe Shqipëria si trajnere e suksesshme e motivimit. Mimoza hapi dyert e shtëpisë së saj në Tetovë për ekipin e emisionit televiziv “Ditë e re” për të folur për këtë profesion qe ajo e ka mësuar në Shetetet e Bashkuara të Amerikës nga ku edhe i lindi ideja që të hap klubin e saj online “I am power”. Cfarë do të thotë të jesh trajnere motivuese? Si të fillojmë një ditë të mbarë? Si ta luftojme stresin e kohës në të cilin jetojmë?..ne “Dite e re”


Afrohet vera, shumica prej neve jemi të preokupuar me peshën e tepërt. Metod revolucionare për heqjen e peshës është të ushqyerit liposuktiv. Për këto preparate efektive nga Viktoria White, nesër në "Ditë e re" në Alsat M flet nutricionisti z. Kenan Mandra. Çfarë paraqet të ushqyerit liposuktiv, çfarë metode është, si metode a është e shëndetshëme, a kemi jo-jo efekt nga ky tretman si dhe për shumë hollësi tjera..


Azir dhe Adrian Aziri sot në emisionin Ditë e re! Ata janë vetëm dy prej anëtarëve të familjes Aziri që merren me art. Të dy të lindur dhe të rritur në Tetovë edhe të dy veprojnë në fusha të ndryshme të artit por ajo që i bashkon është muzika! Babai Azir një adhurues i flaktë i muzikës popullore shqipe njëkohësisht ushtron edhe profesionit e mësuesit në shkollën fillore të fshatit Kamjan që prej 43 vitesh më parë ndërsa Adriani aktor tashmë i njohur edhe jashtë trevave shqiptare. Në intervistën e dhënë për emisionin “Ditë e re” babë e birë Aziri flasin për veprimtarinë e tyre në artin në Tetovë e më gjerë por edhe për jetën e tyre në një shtëpi artistësh. Ndiqeni intervistën e realiuzuar në Tetovë..



100 views0 comments

Recent Posts

See All
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page