top of page
2023.PNG
Writer's pictureErisa Bujari

Cila është sfida e radhës me të cilën përballet Familja Thaqi dhe Iam Water Scardica?

Cfare po ndodh koheve te fundit me Familjen Thaqi?

Me Mimozen dhe Avniun dhe bisnesin e tyre! Me te verteten e jetes se tyre.


Po shkruaj në lidhje me një padrejtësi të madhe të paligjshme që i është bërë fabrikës sonë të ujit Iam Water Scardica, duke shtuar se dua të rrëfej shqetësimin tonë për shkak të presionit të madh të policisë ndaj familjes sime, saqë vajzës sime i bie të fikët në vendngjarje, për të cilën do të jap më shumë detaje më poshtë. .

Sot, më 9 shkurt, Policia Financiare me dhjetëra policë përfundimisht sekuestroi të gjitha mjetet transportuese që posedonte në fabrikën “Iam Water Scardica” dhe me këtë e shkelën ligjin për drejtësi të industrisë së ndërmarrjeve në Maqedoninë e Veriut. Nga data 1 shkurt 2022 e deri më sot policia pa asnjë urdhër me shkrim ka qenë në vëzhgim në fabrikë dhe nuk na ka lejuar të hyjmë në ambiente apo të vazhdojmë punën.

Më 8 shkurt 2022, në mbrëmje, në fabrikë erdhën dhjetëra policë dhe inspektorë nga policia financiare e Shkupit dhe bënë presionin më çnjerëzor të mundshëm, sikur të ishim kriminelë të rangut të lartë. Vajza ime, Yllza Thaqi, po ashtu menaxhere në kompaninë tonë ka qenë e pranishme në këtë moment. Nga presioni i madh ajo ra në shok dhe i ra të fikët, më pas me ambulancën e dërguan në spital.


Sot ata nuk kanë pasur të drejtën ligjore ta bëjnë një gjë të tillë dhe ne po kërkojmë zgjidhje të menjëhershme, sepse shumë punëtorë do të humbasin vendin e punës!



Shpesh histori te tilla duken si nje enderr e keqe ama vetem ata qe vete i perjetojne e dine mire se eshte nje realitet iluzionar i cili kerkon te te shtrengoje nga te gjitha anet dhe te te shtyje deri sa te ta marrin frymen! Derisa te japesh doreheqjen!

Por ky realitet, ky iluzion eshte si era, vjen dhe shkon, vjen te lekund dhe shkon, por nuk ka fuqi te te shkule rrenjet qe me Zotin i ke vendosur thelle ne toke.


Iam Water Scardica, eshte uji qe bota do ta njohe se shpejti. Vjen nga burimet e pastra te malit te Sharrit ne Maqedoni, ne kete toke te bekuar shqiptare. Mali i Sharrit mban një nga burimet më cilësore të ujit në botë. Ky burim i shkelqyer uji u zbulua nga Avniu...por nuk perfundon ketu. Ketu vetem se fillon historia. Në një shëtitje nëpër male, Avniu gjeti një burim uji, mbushi pëllëmbën e tij me ujë dhe që në momentin që piu e kuptoi se ky ujë ishte diçka e jashtëzakonshme. Ai menjëherë e çoi ujin në një laborator për testim. Rezultatet ishin tronditëse për të gjithë. Cilësia e ujit ishte mbi tabelat në krahasim me çdo tjetër që ata kanë testuar ndonjëherë. Avniu dhe Mimoza ishin të përkushtuar për t'i shërbyer këtij uji jo vetëm vendit dhe kombit të tyre, por mbarë botës. Ata e kane mision qe te permiresojne jeten e njerezve dhe ajo qe Zoti i udhezoi ishte ky burim uji. Mirepo ate qe ta jep Zoti askush smund te ta marre!!!





Pas investimeve miliona euro per te mberritur direkt tek burimi, duke hapur rrugen permes malit, duke derdhur djerse nga zemra, duke investuar ne teknologjine me te avancuar ne menyre qe uji te filloje dhe te shperndahet, te filloje te shkoje tek cdo njeri, tek cdo shtepi dhe cdo familje. Ne menyre qe te gjithe te fillojne te perjetojne magjine e dhuruar nga Zoti per shendetin e tyre! Edhe uji flet per Avniun!


Mirepo vjen nje moment qe ata qe jetojne ne erresire nxjerrin kokat dhe duan te perfitojne ne menyren me brutale nga mundi dhe shpirti i dikujt tjeter.


E dini perse e bejne kete ata te erresires? sepse kane poste shteterore, sepse iu eshte besuar nje pergjegjesi e madhe te cilen po e perdorin per egon e tyre te ulet dhe jo per njerezit per te cilet jane ne ate post. Sepse nuk jane mesuar kurre te punojne por jane mesuar te korrin pa mbjell dhe te mbledhin pa korre asgje! Dhe ne kete forme kerkojne tiu bejne jeten erresire atyre qe jetojne ne drite!


Koheve te fundit ky fakt eshte bere i dukshem ne kete realitet dhe sfidat e medha me Avniun dhe Mimozen jane paraqitur hapur.


Disa pushtetar te cilet me te vertete, do te vije koha te pendohen fort per gjithcka po bejne sot, kane derguar policine dhe mjetet qe ata kane ne dore per te mbyllur fabriken e ujit Iam Water Scardica, duke i trajtuar Avniun dhe Mimozen si kriminel. Po mbyllin fabriken e nje uji te bekuar nga Zoti, te nje uji qe ka sheruar qindra njerez nga probleme shendetsore, te nje uji qe ka mbyllur kontrata te fuqishme neper bote.

Te nje uji qe me shume mund levizen malin per ta sjell te njerezit

dhe te nje uji qe per se dyti here fiton cmimin "International Taste Award" nga instituti botëror për shije dhe kualitet! Nje cmim ky i dhene plotesisht në mënyrë anonime nga shkaku që asnjë produkt nuk ka ambalazh gjatë konkursit! Te nje uji me rezultatet tronditëse për të gjithë sepse cilesia e larte ishte e para dhe e vetmja ne bote!



Fabrika e ujit kishte te punesuar mbi 18 punonjes dhe keta qe sot kane postet kane mbyllur deren e mbi 18 familjeve duke i lene pa te ardhura, ne mes te rruges!


Ne cfare kohe jetojme valle? Ku ata qe iu besojme postet kthehen te na nxijne jeten? Ne cfare kohe jetojme valle? Ku pushtetaret bejne presion te tmerrshem sa cojne ne vuajtje dhe alivanosje te femijeve te kesaj familje? Vajza e Avniut dhe Mimozes ka pesuar renie fizike per shkak te presionit te policise! Cfare behet keshtu??? Ne cfare kohe jetojme valle, ku njeriu nuk e njeh me njeriun sepse i gjithe qellimi eshte te perfitoje para ne shuma te medha?? Bejne cdo gje vetem qe te marrin para!!

Por ky eshte kulmi, nuk mundet me kjo te ndodhe! Ky eshte fundi i ketij iluzioni qe krijon erresira!


Mjaft i sulmuat ata qe punuan me djerse dhe ndershmeri! Mjaft shikuat xhepat e tyre por uleni koken dhe punoni e mos jetoni si parazite ne postin qe keni!

Mjaft perhapet erresire se ende se keni provuar tjua verboje drita syte!

Maft rrezikuat te kapeni me Shqiponja!



Dhe mjaft me sulmuat njerezit e drites! Ju nuk e dini se me ke keni te beni dhe ju nuk e dini se kush qendron ne mbrojtje te Avniut, Mimozes dhe Iam Water!!


Ju nuk e dini!


3,155 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page