Secili gjindet ne kaos me veten, sdi cilin ta degjojë, kujt ti besojë, çfarë të bëjë, çfarë të ëndërrojë, çfarë qëllimi të ketë.
Kur e shikon se si çdo ditë asgjë nuk është e sigurtë, çdo gjë po rënohet para syve tanë, asgjë më nuk është siç ishte dhe nuk do të jetë.
Ska më siguri dhe rehati, sepse kur e kishim nuk e vlerësonim dhe kërkonim më shumë e më shumë duke u bërë të pangopur nga lakmia materiale harruam të vërtetën tonë shpirtërore, harruam shumë veti të qenies sonë të vërtetë. Shkelëm në çdo të mirë që na bëri Zoti përmes miqëve e njerëzve të mirë.
Dhe tani sdijmë a të qeshim a të qajmë? Lexova këtë shkrim sot dhe më bëri të reflektoj me gjithçka që ndodh sot: Do te vije koha kur njerezit nuk do ta degjojne te verteten, por do te shkojne verdalle per mesues qe ju thone atyre vetem gjera qe duan te degjojne. Nuk do te degjojne cfare bibla thote por do ti ndjekin symbyllurazi idete e tyre te devijuara. Dmth jemi ndarë nga natyra jone e vërtetë nga 99 Emrat e Zotit. Unë besoj se secili nga ne do të gjej shpëtimin duke u fokusuar në luftën e brendshme, triumfin e vetes dhe Intelektit duke pranuar Madhështin e Zotit dhe duke iu nënshtruar apo dorëzuar vullnetit të tij për të qenë të mirë dhe bërë vetëm mirë.
Comments