Dua të ju them G Ë Z U A R 2 0 2 1 dhe ju LUTEM- mendoni dhe veproni vetëm M I R Ë
Të dashur njerëz të mirë që na ndiqni, erdhi edhe ky fund vit ka qenë vit i transformimit të madh, ka qenë vit i ndryshimeve të mëdha, ka qenë vit i reflektimit të madh, ku çdo gjë u nda dhe u vendos në vendin e duhur...
Dua të ju them G Ë Z U A R 2 0 2 1 dhe ju LUTEM- mendoni dhe veproni vetëm M I R Ë!
Kemi kaluar në shumë situata dhe këto na kanë ritur që të zgjohemi dhe të kuptojmë se çfarë në realitet është më e rëndësishme në jetë.
Çdo gjë që ndodhi nuk duhet të na frikësojë e as të na ndalojë por përkundrazi nga kjo duhet të dalim më të fuqishëm se kurrë dhe të nisim vitin 2021 me synime të mëdha të bukura dhe dobisjellëse.
Flas për veten nga unë u larguan shumë njerëz dhe erdhën shumë të tjerë të mrekullueshëm, nuk është mirë të shikosh se çfarë fjalët negative dhe veprimet negative ju bëjnë njerëzve por ja që ata ashtu e kanë rolin në këtë iluzion dhe luajtën pjesën e tyre shumë bukur.
Por ata më nuk ekzistojnë sepse në energjitë që jemi ritur nuk ka më gjëra që mund të na ndalojnë të arrijmë që në çdo familje të mbjellim farën e së vërtetës dhe madhështisë së mirësisë që është natyra e vërtetë e çdo njeriu.
Duhet një gjë ta bëni si dituri tuajën se ska asgjë nga e cila duhet të keni frikë. Çfarë do që të ndodh është duke ndodhur pikërisht që ju të zgjoheni.
E falenderoj Zotin që është gjithnjë me ne sepse ne punojmë që të na shikojë Zoti dhe jo Njeriu.
Qofshi të bekuar përgjithmonë Me shumë përzemërsi Mimoza
