top of page
2023.PNG

Duke menduar se jemi dikushi, duke menduar se kemi arritur te jemi më të mirë se të tjerët!

Nëse analizohet historia e njerëzimit, nëse rishikohet çdo gjë që kanë bërë qeniet "njerëzore" për pushtet, pasuri, famë, tituj do ta kemi shumë të qartë pse bota ka ardhur në këtë gjendje që është tani.




Gjithe ajo që ka ndodhur është e regjistruar në kodin gjenetik prandaj shfaqen dukuri te pangopshmërisë, frikës nga humbja e prestigjit, titullit, pushtetit, pasurisë, fajit, konkurencës.



Duke menduar se jemi dikushi, duke menduar se kemi arritur te jemi më të mirë se të tjerët, duke menduar se vetëm për dikënd janë të mirat e për të tjerët janë mohuar ato, duke u munduar të bëhemi gjithmonë diçka që nuk jemi, në këtë formë futemi akoma më shumë në vepra jo-të mira, dhe dëmtojmë pafundësishtë të vërtetën e asaj kush ne jemi.



Prandaj është thënë "është shumë vështirë për të "pasurit" të fitojë Mbretërinë e Zotit." Apo është shumë vështirë për pushtuesit e tillë të duan veten."

Të duash veten është pushteti më i madh që ne mund të arrijmë.

Po si arrihet kjo, secili nga ju e di shumë mirë si, por nuk do të pranojë. Sepse iluzioni i shfaqur është shumë joshës.


Kaq për sot...


Mimoza Thaqi


353 views0 comments

Recent Posts

See All
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page