Nëse ka aty diçka që ju bën konfuz, dijeni se ka një mësim që ju duhet ta mësoni. Ka diçka për të cilën ju jeni dhe të cilën duhet ta shpallni. Mos qëndroni të heshtur ndaj fenomeneve negative që shikoni dhe nuk ju bëjnë të ndiheni mirë, reagoni dhe shpallni hapur atë që ndjeni. Zemra dhe e vërteta janë një. E vërteta gjithnjë ju bën të ndiheni mirë, e fshehura dhe gënjeshtra duan të ju mbajnë nën kontroll, të ju fusin frikën që ju mos reagoni. Jam në udhëtim dhe nuk kam mundësi të shpall atë që kam zbuluar por që gjithnjë ka qenë aty dhe ju nuk e keni parë. Atë që unë dua ju ta shihni ështe fshehur në zemrën tuaj kur ta shikoni atë ju vërtetë do të bëni dallimin dhe do të ndiheni të lirë nga çdo limitim. Ndiqni atë zë të se vërtetës brenda jush dhe gjithë Universi do të zgjohet të qëndrojë afër jush për të ju përkrahur në rrugën tuaj. 🙏🙏🙏🙏
Zemer je ❤