E Vërteta Ngrihet mbi te gjitha Konfliktet.
A nuk gjindet e tërë Bota në Konflikt?
Atehere ku gjindet e Verteta 😊
Ju mendoni se ka ferr qe djeg me shume se vuajtjet qe po kaloni ne kete realitet? A nuk eshte ferri i barabarte me cdo emocion qe kalojne njerezit, te ndare ne religjione, popuj, raca, kontrollues, pushtues, servil, inatxhinj, keqdashes, xheloz, lakmitar, urrejtes, opinionist te se keqes, lajmetar te fundit te botes, qe kenaqen me shkaterimin e tjetrit, qe asnjehere nuk inkurajojne te miren, e shikojne dhe heshtin, qe tallin cdo gje te mire e perhapin e ndjellin vetem çfrenimin, jovlerën dhe shkaterimin e qenies njeri? Edhe pse Corona ishte nje test per te gjithe, perseri vazhdon i njejti avaz...
Po çfarë nëse nuk e kemi plotësuar kushtin? Çfarë nëse përveç kësaj që po ndodh tani ka edhe diçka tjetër atëherë vallë do të ndryshoni për të mirë?
Planeti i bukur tokë ishte destinuar per te qene parajsë e jo ferr siç e bënë këto ndjenja që përshkojnë shumicën e njerëzve, edhe pse secili në botën e tij në qenësinë e tij ka hyjninë e brendëshme kur del dhe përballet me të tjerët askend sdo ta shikojë mirë pos vetes?
Po bota gjindet ne konflikt, sepse te gjithe njerezit jane ne konflikt dhe kane frike ta perqafojne të mirën të mendojnë mirë për të tjerët, të ndihmojnë të tjerët dhe të kënaqen kur të tjerët janë mirë.
Po pra këtu jetojmë ne dhe mbi kete ne kemi krijuar nje bote tjeter qe eshte e verteta jone, per te menduar mire, per të vepruar mirë. Për të jetuar në harmoni me ligjet e Zotit dhe Hyjninë brenda nesh.☺️
Mimoza Thaqi
9 Maj 2020
Faleminderit Zotit te Gjithsis qe tkemi 🙏🏻❤️❤️❤️❤️💎