top of page
2023.PNG
Writer's pictureIam Power

Fillimi eshte i veshtire per kedo qe nis nga zero. Te duket sikur ato dyert qe do te hapesh-mbyllen


Ne çdo ditë inspirohemi nga histori të tilla të bukura nga “Heronjtë e fshehur të shoqërisë sonë"

Pse do të thoni ju ne i quajmë heronjë këta persona te mrekullueshëm që janë pjesë e kësaj Rubrike?

Sepse ata zbuluan çelësin e vërtetë të Suksesit, ata nuk fajësojnë askend dhe ata kanë marrë përgjegjësi personale, kështu që ata vërtetë janë heronj siç jeni ju që lexoni këto fjalë me kujdes dhe mundet një fjali të ndryshojë jetën tuaj përgjithmonë.


Ne falenderojmë shumë stilisten Katerina Zoto, e cila me shumë siqeritet dhe veçanti ashtu siç është edhe ajo vetë, iu përgjigj pyetjeve tona. Veçantinë e saj Katerian e bëri përmes disajnimit të veshjeve unike dhe ne e përgëzojmë për këtë që ajo të vazhdojë drejt ëndërrës së saj të madhe.


Pershendetje, ju falenderoj qe me bete pjese te rubrikes suaj :)





”Pyetja nr.1:Kur së pari ju filluat rrugën tuaj drejt lirisë, suksesit, pavarësisë, cilat ishin mendimet tuaja dhe qellimi juaj?

Per mua liria dhe pavaresia jane si ajri. Brenda meje egziston nje ze bindes qe me ka shtyre ne kete rruge, me besimin se do ia dal. Nuk mund ta quaj ende veten te suksesshme edhe pse jam falenderuese zotit dhe miqve qe me jane gjendur prane, por ai zeri i brendshem me bertet fort qe une mund te bej dhe te jem shume me shume, por... jo me nxitim, ne kohen e duhur. Qellimi ishte dhe eshte qe te kem nje vend te mire ne shoqeri nepermjet punes sime. 


Pyetja nr.2: Gjatë rrugës suaj ju keni hasur në shumë pengesa, çfarë ishte ajo që nuk ju lejoji të hiqnit dorë?

E vertete, fillimi eshte i veshtire per kedo qe nis nga zero. Te duket sikur ato dyert qe do te hapesh, te mbyllen pambarimisht derisa ti kupton qe celesi i suksesit eshte te fillosh si nje artizane te formosh gjithe hallkat e nje zinxhiri, por kjo gje do durim, vite dhe pune. Une nuk hoqa dore nga enderra ime dhe arsyeja eshte e thjeshte, nuk mund te beja dicka tjeter me mire, dhe te isha e permbushur njeskohesisht.


Pyetja nr.3 :Pse ju punoni aq shumë dhe nuk ju shikojmë se jeni ndalur ndonjëherë, nga e gjeni gjithë atë entuziazëm si është e mundur njeriu të qëndroj si ju, sepse shohim të rinjë në depression që në moshë të re, çfarë mendon se mund të ju ndihmojë atyre të mos ndalojnë?

Te mos ndalosh,per mua nuk ka lidhje me rinine por me femijerine. Une jam ritur me nje disipline strikte ne familje, kam studiuar ne nje kolegj ku rregulli ishte rregull dhe si perfundim une jam nje vajze sistematike. Nuk i le kurre gjerat per me vone sepse nuk dua ta mbys te nesermen pa aguar mire,dhe kjo me ben te jem aktive ne cdo moment. Ashtu sic thone per matematiken, po e le, te la, kete shprehje une e kam dhe per punen. Perpiqem te kem nje dite te mire organizuar dhe kam gjithmone ne dore nje bllok me objektiva qe duhet ti arrij gjate dites, javes, viteve. Prandaj me shume se nje keshille per adoleshentet, kam nje keshille per prinderit qe duhet tu tregojne femijeve vleren e punes qe heret.


Pyetja nr.4: Kush ju ka inspiruar, kush ju ka ndihmuar, nga cili ju keni marrë këshilla që të jeni kjo që arritët sot?

U perpoqa te marr keshilla nga disa intelektuale brenda familjes, por me shume degjova instiktin dhe mendoj qe cdo histori suksesi eshte e tille per sa kohe eshte e ndryshme nga tjetra. Suksesi nuk arrihet me formule, duhet pune me un-in e brendshem. Jam frymezuar nga stiliste jashte, nga shtepite e tyre te bukura te modes qe sa here i shoh mbushem me frymezim dhe deshire per te punuar me teper drejt asaj gjeje dhe une.



Pyetja nr. 5: Çfarë mendoni ju se duhet të ndryshojë në shoqërinë tone që të bëhemi më të mire për veten dhe të tjerët?

Nuk duhet te jemi shume siperfaqesore, duhet te planifikojme me shume kohe cilesore me familjen dhe shoqerine, dhe te perdorim sa me pak telefonin sepse po behemi si robote, po humbasim ndjenjat dhe kreativitetin. Te pakten kjo eshte gjeja qe mua me shqeteson se fundmi.




Faleminderit


Katerina Zoto


Fashion Designer & University Pedagogue 👗

Fashion influencer

Costume designer "The cherry orchard"


Intervistoi



©‌ ‌Copyright‌ ‌MMXX‌ ‌Iam‌ ‌Power‌ ‌Part‌ ‌of‌ ‌Sun‌ ‌and‌ ‌Stars‌ ‌Corporation‌

400 views0 comments

コメント


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page