Kritika vlerësuese për librin e Mimoza Thaqit,
“MAGJIA E TË FOLURIT POZITIV”
Njerëzit të cilët punojnë shumë, veçohen nga të tjerët, duke filluar nga sjelljet e tyre dhe deri tek mënyra (shumë më njerëzore) e komunikimit të tyre me të tjerët.
Këta njerëz punëtor dhe të veçant, i përcjell pothuajse gjithmonë kreativiteti, sinqeriteti dhe energjija pozitive.
Mund ta them me plot bindje se njëra nga këta persona të veçant është vetë Mimoza, autorja e këtij libri të mrekullueshëm. Energjia pozitive e shpirtit të saj, sjelljet e saja miqësore, dashuria dhe guximi për të vepruar, e bëjnë Mimozën një zonjë të veçant, të dashur, kreative dhe të suksesshme.
Mimoza është person motivues me ndikim masovik. Ky ndikim motivues vjen në mënyrë spontane, në formë frymëzimi, me gjenezë nga shpirti i pastër i saj, nga rrezatimi i përhershëm i energjisë pozitive dhe mënyrës humane të komunikimit me të tjerët.
Njerëzit të cilët e takojnë Mimozën për herë të parë, ata do të impresionohen shumë shpejt nga energjia rrezatuese e saj dhe e kanë të vështirë të largohen nga ajo.
Mimoza me prezencën e saj krijon ambient miqësor dhe me paraqitjet e saja emocionale, tek njerëzit e përqendruar rreth saj, ndikon drejtpërsëdrejti në disponimin e tyre. Me paraqitjet e saja motivuese para masës së njerëzve, Mimoza ndikon pozitivisht, ajo arrin të motivoj në mënyrë konstante, që ti të krijosh parakushte për veprime psikiko-emocionale dhe veprime faktike për krijimin e mundësive për arritjen e një standardi me të mirë jetësor si dhe marrëdhënie kualitative me njerëzit dhe shoqërinë, pra ajo të motivon dhe të ndihmon në arritjen e asaj që quhet sukses.
Unë, me precizitet të lartë mund të dalloj njerëzit e entourazhit të Mimozës, gjegjësisht shoqatës I AM POWER (shoqatë e ideuar dhe e krijuar nga Mimoza).
Kjo vërehet së pari nga mënyra se si ai/ajo flasin për gjërat, për idetë për sfidat dhe jetën në përgjithësi. Sigurisht, personat e "afektur" nga Mimoza, janë persona mendjehapur, dashamirës, kreativ dhe ajo që është me rëndësi, ata nuk bashkëjetojnë me të keqen, nuk janë persona të frustruar, ata janë shpirtbardhë dhe të sinqertë, janë kreativ, me plot ide dhe kanë dëshirën e zjarrtë dhe guximin për të vepruar.
Zonja Mimoza Thaqi, ne Librin "Magjia e të Folurit Pozitiv " të cilën e ka sjellë për ne, është një thesar i çmuar të cilin duhet ta lexoj çdo kush që e dëshiron suksesin.
Ky libër është një udhëzues praktik për krijimin e parakushteve për një jetë më të mirë dhe më të begatë per ata që i praktikojnë mësimet dhe rakomandimet e vendosura brenda tij.
Për të përfunduar atë që Mimoza e meriton të thuhet, edhe disa rakomandime...
Jo të gjithë janë të vetëdijshëm për fuqinë e fjalëve dhe jo të gjithë (nga moskujdesi) përdorin fjalët e duhura në vendin e duhur.
Besoj se të gjithë biem dakord që shumë shpesh kemi humbur miqësi apo marrëveshje biznesi për shkak të ngutisë, për shkak të mosgjetjes dhe mospërdorimit të fjalëve të duhura apo mënyrës jo të duhur për të komunikuar me njerëzit ose për t'i komunikuar idetë, dëshirat dhe kërkesat tona.
Fjalët janë të fuqishme, ato që kanë kuptim pozitiv, që rrjedhin nga emocionet inspiruese.
Gjatë rinisë sime, mua çdo herë më fliste gjyshi me dashuri dhe nëpërmes pothuajse të të njëjtave fjalë, më predikonte se çfarë suksesi do të arrij në jetën time.
Pikërisht, fjalët të cilat më thoshte gjyshi kishin ngjallur imagjinatën dhe një besim të jashtëzkonshëm në vetën time për jetën që doja ta krijoja.
Prandaj, ju them të jeni të kujdesshëm me fjalët, fjalët janë të lira, por përdorni ato si duhet, inspironi njerëz dhe shprehni dashuri nëpërmjet fjalëve, ato mund t'ju ndryshojnë jetën.
Gjithmonë mundohuni të mendoni pozitivisht për vetën tuaj dhe për njerëzit të cilët ju rrethojnë, mundohuni të flisni mirë, mundohuni që fjalët t'i përdoni vetëm kur keni për të thënë apo për të krijuar një vëpër të mirë. Dhe për fund, duajeni dhe vlerësojeni shumë njëri tjetrin, falënderojeni njëri tjetrin, sepse një person i vlerësuar, gjithmonë do të bëjë më shumë se sa që i është kërkuar.
Flisni fjalë të mira!
Behgjet Pacolli
Presidenti më i Mirë në Botë
ps: porosisni kopjen tuaj në:
https://iampower.al/magjia-e-te-folurit-pozitiv/?fbclid=IwAR27VMFkz7G6iMG_YRA7mpAhIR8LnxHTaYB0Y4bxDnay7lu2zxpeKiFsDkU
Comments