top of page
2023.PNG

Fjala besim në fjalor!

Writer's picture: Iam PowerIam Power

Nga arhiva e Facebookut të:

BESIM m. sh. 1. Bindje e fortë se diçka është e vërtetë ose se do të kryhet patjetër; ndjenja e sigurisë për dikë që ka merita e veti të larta, bindje në çiltërinë, në ndershmërinë e në ndërgjegjen e dikujt; siguria në forcën e arsyes ose në drejtësinë e dikujt; qëndrim i mbështetur në këtë bindje e siguri. Besim i madh (i patundur, i pakufishëm). Besim i tepruar (i verbër). Besimi te Partia (te populli). Besimi në fitore. Besim në vetvete. Besimi në të ardhmen. Mungesë besimi. Kam besim jam i bindur; besoj. Shpreh besimin. I ngjall (i frymëzoj) besim. I forcoj (i shtoj) besimin. Ia lëkundi besimin. Më shtohet besimi. Mbush me besim. Humbi besimin në vetvete. I jap besim i besoj, i zë besë. Kam (meritoj, gëzoj) besimin e dikujt. Fitoj (humbas) besimin e dikujt. Shpërdoroi besimin e të tjerëve.



84 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page