top of page
2023.PNG

Fjala Dashuri në Fjalor!

Nga arhiva e Facebookut të:

DASHURI f. 1. Ndjenjë e fuqishme, e thellë që të lidh ngushtë me dikë a me diçka dhe që të bën ta duash me gjithë zemër e të mos kursesh asgjë për të; miqësi e thellë dhe e çiltër; ndjenjë pëlqimi, dashamirësie të përzemërt e adhurimi për dikë a për diçka. Dashuri prindërore (vëllazërore). Dashuri e madhe (e thellë, e çiltër, e vërtetë, e zjarrtë, e flaktë). Dashuria e nënës. Dashuria për Atdheun (për nënën). Dashuria për popullin. Dashuria për fëmijët (për prindërit). Dashuria për shokun. Pres (përcjell) me dashuri. Përqafoj me dashuri. I fliste (e dëgjonte, e vështronte) me dashuri. 2. Ndjenjë e zjarrtë dhe e pastër, që lind në zemrat e dy njerëzve të sekseve të kundërta dhe që i bën ta duan me gjithë shpirt e ta adhurojnë njëri-tjetrin; ndjenjë e madhe dhe e fuqishme që ushqen dikush për një njeri të seksit tjetër. Dashuri e pastër (e dëlirë, e çiltër, e zjarrtë, e fshehtë, e heshtur). Dashuri e pafat. Dashuria e parë. Dashuri bashkëshortore. Ndjenjë dashurie. Këngë dashurie. Letër dashurie. Zjarri (vrulli) i dashurisë. Ndien dashuri për dikë. Hodhi (shtiu) dashuri. Ra në dashuri. I shfaqi dashurinë. I këndon dashurisë. Digjet (vuan) nga dashuria. U martuan me dashuri. 3. Prirje e brendshme drejt diçkaje që na tërheq, që na pëlqen shumë e pas së cilës jepemi me dëshirë e kënaqësi të veçantë. Dashuria për punën. Dashuria për artin (për muzikën, për shkencën). Dashuria për liri. Punon me dashuri. 4. zakon. keq. Lakmi. Dashuria për lavdi (për para). 5. bised. Njeriu që dashurojmë.



122 views0 comments

Comments


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page