Çdo njeri në botë frikësohet nga diçka. Shumica e frikërave janë të trashëguara. Në këtë ese ju mund të studioni gjashtë frikërat themelore, të cilat shkaktojnë dëmtime të mëdha në personalitetin tuaj. Këto frikëra duhet të tejkalohen nga ju, nëse doni të arrini në jetë çdo gjë të vlefshme nga ato që ndërmerrni. Gjeni se cilat nga gjashtë frikësimet ju shqetësojnë, dhe atëherë do të dini se si t’i përballoni. Por më e rëndësishme se kjo, është mënyra se si të arrini t’i mposhtni ato.
Në këtë pikturë ju keni mundësi të studioni gjashtë armiqtë më të këqij që keni. Këta armiq nuk janë të bukur. Artisti, i cili e vizatoi këtë pikturë, nuk i pikturoi të gjashtë karakteret aq të shëmtuara, sa ato janë në të vërtetë. Nëse do t’i vizatonte ashtu siç janë, askush nuk do t’i besonte atij. Lexojini përshkrimet e këtyre karaktereve të shëmtuara, analizoni vetveten dhe gjeni cili nga ato ju “dëmton” më shumë! Synimi i kësaj eseje është t’i ndihmojë lexuesit e këtij kursi që t’i sfidojnë këta armiq vdekjeprurës. Duhet të keni të qartë se këto gjashtë karaktere janë pas shpinës sate dhe ju nuk mund t’i shihni dot. Çdo njeri në këtë botë, në një mënyrë a në një tjetër, është i lidhur në njëfarë mase me një nga këto frikëra të padukshme. Hapi i parë që duhet marrë për t’i sfiduar këta armiq, është të gjeni se ku dhe kur i keni pranuar ata si armiqtë tuaj.
Bëhuni anëtarë në Iam Power, Ka shumë metoda për eliminim të frikësimeve:
Ne te vertete tani qe po punoj me veten per veten te gjitha kto lloj frikerash jane zbehur shume,, por me duhet akoma pune,, zoti te shperblefte Mimoza Thaqi me dashurine e tij per gjithcka qe ben bashke me shume mentor te tjere!