Sot në rubrikën "Heronjtë e fshehur të shoqërisë sonë" po shfaqim një histori shumë inkurajuese, se sa i mirë është njeriu që është i mirë me veten. Ai beson ai e di ku shkon, ai nuk justifikon por studion atë për të cilën do dhe jep shërbimin e tij.
Duke e falenderuar z.Naser Mjaku për intervistën ju inkurajojmë ti lexoni fjalët e tij...
”Pyetja nr.1:Kur së pari ju filluat rrugën tuaj drejt lirisë, suksesit, pavarësisë, cilat ishin mendimet tuaja dhe qellimi juaj?⠀
Pas mbarimit te shkollimit te mesem ja fillova te punoj , punoja neper biznise private por te cilat nuk me pershtateshin as nuk mi plotsojshin deshirat qe kisha per te ardhmen dhe vendosa te mirrem me shume me veten dhe aftesit e mia qe besoja qe i kisha .
Fillova te interesohem per ni biznis qe nuk asht aq prezent ne treg dhe qe osht fitim prures, pasi hulumtova vendosa te mirrem me bletari se besoja qe mundem te kisha sukses ne ket profesion. Pasi qe si insekt asht i veqant dhe asht shum i rendesishem per natyren dhe jeten .
Per fillim vendosa ta provoj me 3 koshere blet koh pas kohe tu e shtu nr e shoqerive
Pyetja nr.2: Gjatë rrugës suaj, ju keni hasur në shumë pengesa, çfarë ishte ajo që nuk ju lejoji të hiqnit dorë?⠀
Panvarsisht qe pengesa kisha shum, ambiciet edhe deshira ishe me e madhe dhe nuk mund te hiqja dor prej nje endrre dhe qellim qe besoja qe do te kisha sukses, sepse une e doja suksesin e doja te isha ndryshe ,e doja tregune time sepse tash me e kisha vetem veten konkurent ,Fillimi nuk ishe aq i leht pasi qe ja fillova nga zero po ja dola se fillova ta studjoja insektin bletë ,nje mbreteri me vete dhe une punoja ne formen siq punojn ato ...jane te mrekullueshme ...shkencë me vete
Pyetja nr.3: Pse ju punoni aq shumë dhe nuk ju shikojmë se jeni ndalur ndonjëherë, nga e gjeni gjithë atë entuziazëm si është e mundur njeriu të qëndroj si ju, sepse shohim të rrinjë në depression që në moshë të re, çfarë mendon se mund të ju ndihmojë atyre të mos ndalojnë?⠀
Une insiprohem shume nga natyra kafshet dhe gjithcka cfar me rrethon i dashuroj sepse dashuria eshte i vetmi burime i cili nuk te lene te deshtosh, prandaj une gjej veten ne natyr se ne nje fare menyre ajo me sjell qetesi dhe nje menyr tjeter eshte e mrekullushme per nje meditim dhe njoheje e vetevetes ,aq me shume qe e njeh veten e ke njohur zotin eshte shprehja popullore prandaj ju them te rinjeve ndryshoni shprehit e juaja qe te ndryshoj jeta juaj.
Pyetja nr.4: Kush ju ka inspiruar, kush ju ka ndihmuar, nga cili ju keni marrë këshilla që të jeni ky që arritët sot?⠀
Une ndjeka shume njerez te cilet mirreshin per kete lloj lemije , krijova nje bashkpunim me nje mike timin i cili kryente vetem tregetin ,kuptova nga ai si te shes informacionin sepse burimin tani me e kisha krijuar fizikisht , pastaj aplikova per grand shteteror me 2019 dhe me 2020 e fitova ,perafersisht ishin 500 konkurent njeri nder ta isha edhe une i cili u kualifikova ne 51 sepse ishim ne 51 individ te cilet e fituam kete grand ne vlere 15 mije euro ...sepse une besova ,sepse une isha ai qe doja te isha ,sepse une e krijova realitetin time duke i ndryshuar shprehit e mia , duke investuar ne vetveten une ndryshova gjithcka rreth meje , e mrekullushme apo jo ?! Edhe ju mund ja dilini sepse une ja dola !
Pyetja nr. 5: Çfarë mendoni ju se duhet të ndryshojë në shoqërinë tone që të bëhemi më të mire për veten dhe të tjerët?⠀
Ndjekeni zemren tuaj,talentin tuaj ,investoni ne veten tuaj sepse investimi me i mire eshte ne vetvete ,punoni fort dhe me dashuri ,duajeni cdo gje qe ju rrethon sepse edhe ata do tju duan po njesoj , krijoni paqe me veten dhe te tjeret sepse secili e ka jeten e ti dhe secili e ka te drejten e plot mbi veten kur te merrni pergjegjesin e plot mbi veten ateher do ta kuptoni se askush sju kishte faj as prindrit as familja as shoqeria as askush po ishit ju qe krjuat jeten tuaj ,prandaj duajeni krijuesin burimin kryesor dujeni veten dhe duajeni gjithcka cfar ju rrethon sepse askush dhe asgje smund tju ndaloj ti arrini gjerat cfar ju deshironi ti arrini.
Per fund Faleminderit per kete intervist ,u mundova te shpalos pak nga jeta ime dhe shpresoj qe do ju ndihmoj edhe ju te mesoni diqka nga eksperienca ime ,faleminderit dhe shihemi ne suksese !!!
Adresa: Rr.Ilirida Fsh.Vjeter Ferizaj
Nr kontakti : +38344546831
Intervistoi
Comments