top of page
2023.PNG

Jemi shume krenar dhe te lumtur me ju mentoret me te mire ne bote...

Ju jeni ata qe ne kemi pasur mungese ne jete...por qe Zoti ju solli tek ne....

Une shkruaje shpesh, por asnjehere nuk harroje te shkruaje per ju te dy, per dy njerezit e rendesishem te jetes time.


Kete here, zgjodha kete foto, jo rastesisht, per ti bashkangjitur nje pjese te fjaleve te zemres, qe rrjedhin sa here i kthehem asaj qe ju keni bere dhe beni per mua dhe te tjeret.

Kjo foto flet sa 100000 fjale qe une mund ti shkruaje ne kete cast.


Po zgjedh te shkruaje per secilin prej jush me ndjenje te kristalt disa ndjenja mirenjohje.

Per ty Mimoza,,, perpara teje dhe miresises tende une perulem, perulem sepse e di qe kam shume per te mesuar prej teje, e di qe jam njeri dhe si qenie njerezore i perjetoj gjitha llojet e emocioneve, por asnjehere nuk dorezohem sepse pas fuqise sime rri nje Heroine si ty, qe kujdesesh qe asnjehere te mos behem nje me pertoken...


Shikimi jot i ngjason nje shqiponje, qe sado te sulmohet ajo e gjen forcen per te rikuperuar veten dhe te rris nivelin e fuqise se saj cdo here dhe me teper...Te falenderoje me jeten time per gjithcka qe ben o Mbretereshe e Dashurise dhe Miresise.


Per ty Avni,,, ti je nje ne kategorine e nje miku, shoku, vellai, prindi per mua. Permes teje, kam mesuar cfare do te thote te jesh nje person i hekurt, pavarsisht sesa "rrufe" perpiqet jeta te te godas.


Permes teje kam mesuar shume gjera, te cilat ne formen si ti me ke mesuar me kane bere njeri te forte dhe te fuqishem. Ne kete foto, ne syte e tu verehet qartazi: dashuria, pastertia, integriteti, dritesjellshmeria qe te karakterizojne ty si individ.


Keto veti kane bere qe ti te jesh Avniu qe je, nje Zoteri i Nderuar, qe mbi supet e tua i mban dhe i respekton cilesite qe i ke. Te falenderoje pa mase qe je bashkeshorti i Mimozes, prind i Diellit,Yllzes dhe Eliotit dhe pjese e pandare e shpirtit tim dhe Tonit.


Jemi shume krenar me ju Mimoza dhe Avni dhe ju duam me gjithe forcen e zemres.

Me shume dashuri per Mentoret me te Mire dhe te Fuqishem nga cifti Dori & Tony Taci.



115 views1 comment

Recent Posts

See All

1 Comment


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page