top of page
2023.PNG

Ju dëgjoni shpesh për nevojën për të falur dhe nevojën për tu "shëruar" nëse me të vërtetë doni të..

Nga Kevin Trudeau:

Ju dëgjoni shpesh për nevojën për të falur dhe nevojën për tu "shëruar" nëse me të vërtetë doni të keni gëzim dhe lumturi në jetën tuaj.

-Mijëra libra ,autore dhe ekspert flasin për nevojën e "shërimit" të "plagëve" që i kemi duruar,dhe të gjitha vuajtjeve që i kemi përjetuar.

-A është kjo e vërtetë?

Merrni parasysh këtë.Kur kam qenë më i ri kam njohur një njeri që do të më "hapte sytë për suksesin e vërtetë".Isha në kërkim të takoj një njeri të suksesshëm,i cili do të më tregonte sekretet e prosperitetit dhe lumturisë. Ai nuk ishte njeriu që prisja ta takoja.Ai jetonte ne një apartament të vogël.Nuk kishte shumë para dhe nuk ishte i shëndetshëm.Jeta e tij dukej tragjike.

-Në fillim të martesës,gruaja e kishte lënë papritur atë dhe vajzën e tyre ,për një burrë tjetër.Dhe i ndërpreu të gjitha kontaktet me të dy. Vajza e tij,femija i vetëm,kishte vdekur vite më vonë derisa po ngiste makinën e dehur.Ai ishte diabetik,dhe këmben e djathtë e kishte te shtuar.

-Megjithatë ai ishte i lumtur,dhe në paqe me gjithçka në jetën e tij.Ju mund ta shihnit këtë në sytë e tij.Mund ta ndjenit ndjenjen e tij te brendshme te dashurisë,gëzimit dhe përmbushjës.Ai ishte në dijeni për magjikën.

-Ai ishte në harmoni me veten e tij,rrethanat dhe të gjithe rreth tij.E pyta për jetën e tij tragjike dhe të dhimbshme,se si ai mund të kishte një lumturi kaq të vërtetë ,dhe se si dukej të rrezatonte gëzimin e vërtetë autentik.

-Ai më tha se kishte kuptuar diçka në jetë ,që i mundësonte atij ti shikonte gjërat nga një kenveshtrim dhe perspektivë tjetër. Ai e kuptoi qartë,me siguri dhe njohuri të plotë se ai thjesht po e përjetonte karmën në këtë jetë.

Ai tha se pas atij "zgjimi" ai kurrë nuk pësoi në jetë ,thjesht vezhgoi dhe ishte dëshmitar për ndodhitë,ishte si të shikonte një film.

E pyeta se si i sheroi plagët e tij. Ai buzëqeshi dhe tha se kurrë nuk kishte pasur ndonjë plagë për ta shëruar.Kjo frazë(që asnjëherë nuk ka ndonjë plagë për të shëruar) tha ai,është çelësi i lumturisë.E pyeta se si mund t'i falte ata që e lëndonin.Ai tha se nuk kishte asgjë dhe asnjë për të falur,dhe se kurrë nuk ka njeri dhe ndonjë gjë për të falur,pasi është vetëm një lojë e përsosur e ndërgjegjjës që shfaqet në botën fizike,për ne që ta përjetojmë.

Ky kuptim(Që nuk ka asgjë për të falur) tha ai,ishte çelësi i lumturisë. E pyeta se si i duroi dhimbjet dhe vuajtjet.Ai tha se perderisa trupo dhe mendja,mund të përjetojnë "dhimbje" VETJA e lartë që vezhgon dhe dëshmon nuk vuan asnjëherë. Kuptimi i kësaj është çelësi i lumturisë.

-E pyeta se "Si njeriu e arrin kuptueshmërinë(Vetëdijësimin) për këto gjëra".Ai tha "hiri" është transformimi i energjisë nga ai që ka arritur atë që ju kërkoni për ju,duke zgjuar energjinë e fjetur brenda jush.

-Kjo ju nxjerr nga "ekstaza" juaj.Ju nxjerr nga "gjumi" .Ju lejon te "shihni" të vërtetën dhe të përjetoni realitetin e vërtetë .Ju e keni kërkuar ,dhe e keni pranuar këtë "hi" ,vetëm duhet të lejoni veten ta kuptoni kete.


164 views0 comments

Comments


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page