top of page
2023.PNG
Writer's pictureIam Power

Ju mendoni se rezoni nje pushtet qe te vije nje tjeter me i mire?

Nëse do të vazhdoni të vareni nga politika që të mendoni se gjendja juaj do te regullohet une ju them me shume bindje se kjo eshte nje lufte e humbur akoma pa u nisur.

Nuk mund te kete politikan te mire nga nje vetedije kolektive negative, ku secili ia ben sherrin tjetrit ne format me banale dhe me te paskrupullta te mundeshme.


Ju mendoni se rezoni nje pushtet qe te vije nje tjeter me i mire?


Me thoni kur ka ndodhur kjo?


Ju i ndroni vetem kukullat, marionetat e frikesuara ne palc! ( paraja e koruptuar-korupton ambiciet e qenieve te lodhura ne cdo fushe te jetes dhe ata nenshtrohen para shefit te madh- pa marre parasysh ciles levizje politike i takojne!

Prandaj zgjidhja e problemeve tuaja, shqetesimeve tuaja eshte ne shtepine tuaj, eshte ne mendjen tuaj dhe zgjidhja me e mire ne zemren tuaj.

Kur ju te prodhoni mendime te mira per veten, per Zotin, per femijet tuaj, per familjen tuaj, per fqinjin tuaj per vendin tuaj atehere do te prodhoni edhe njerez me integritet, lojalitetet, te pafrikesuar, te dashur dhe te lidhur me Zotin.

Thoni cdo gjeje negative ti nuk ekziston, thoni vetes cdo dite cdo gje eshte mire, lexoni libra te mire ushqeni mendjen me lexim, degjim dhe shikim te gjerave qe doni, behuni te dashur me veten dhe te tjeret, flisni fjale te mira cdo dite.

Mendimeve negative thoni cancel-cancel ( anulo-anulo) Lejoni driten e zemres suaj te shkelqej, lutuni qe boten ta leni nje vend me te mire se e gjetet.

Sheroni mendjen tuaj qe te sherohet trupi juaj dhe te sherohet ambienti ku ju jetoni.

Lidhuni me Zotin me dashurine e tij, mesoni nga Zoti juaj dhe jeni shembelltyre e tij dhe bejeni dituri se asgje tjeter nuk ekziston pervec Zotit dhe miresise se tij.

Rini me njerez qe flasin per gjera pozitive, qe kane optimizem per jeten qe e duan jeten qe e dijne se cfare duan.

Dhe pastaj do te shikoni se si cdo gje do te marre vendin e duhur ne jeten tuaj cdo dite e me mire.

Ju mund ta beni kete. Dhe ju doni ta beni kete dhe ju do te beni kete! Sepse per kete jeni ketu qe te vertetoni se dashuria e Zotit eshte shume here me e madhe se Urrejtja e Djallit.

Po une u riktheve me e fuqishme se kurre jo sepse arrita pushtet, pasuri apo prestigj, por sepse iu nenshtrova, iu perula, iu dorëzove dashurise dhe pushtetit te te Madherishmit Zot.

Edhe ju mudn ta beni kete.


Me shume perzemersi, shihemi ne suksese dhe ne dite te bukura qe na presin te gjitheve duke ndricuar driten e zemrave tona. Mimoza




11 views0 comments

Commentaires


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page