Dështimi është përbërësi më i rëndësishëm i suksesit
“Ju mund të bëni , nëse besoni se mundeni”
Në rrethana të zakonshme , termi “ dështim” është një term negativ, sepse kjo fjalë është keqperdorur shumë , për këtë arsye, u ka sjellë mjerim të panevojshëm dhe vështirësi miliona njerëzve.
- [ ] Por ka nje dallim midis “dështimit” dhe “ humbjes se përkohshme”. Ai që shumë shpesh duket si “dështim” nuk është i tillë, në realitet ai është vetëm një “ humbje e përkohshme”, më tepër mund të themi se kjo humbje e përkohshme është shpesh një bekim i maskuar, për arsye se na sjell neve një hov të madh dhe i ridrejton energjitë tona drejt linjave të ndryshme dhe më të dëshirueshme.
- [ ] Një karakter i fortë dhe i shëndetshëm është zakonisht rezultat i mossuksesit, i prapambetjes dhe i humbjes së perkohshme, të cilën pjesa e painformuar e botës e quan dështim.
- [ ] Dështimi është një forcë shkatëruese vetëm nëse pranohet si i tillë. Kur pranohet si një mësim i një leksioni të nevojshëm, ai gjithmonë është një bekim.
Në të vërtetë , të mësosh nga fatkeqësitë apo gabimi është një parim thelbësor, shumë pak njerëz e dinë se çdo fatkeqësi sjell me vete farat dhe përfitimet e barazvlefshme. Suksesi , zakonisht, është një hap larg në momentin kur personi ndalon luften për të arritur diçka.Dështimi është një rrethanë e prodhuar nga njeriu, nuk është real.Pra është një gjendje mendore dhe individi mund ta kontrolloje ose ta refuzoje shfaqen e tij. Ai sjell nje moment kulminant frike, në të cilin njeriu ka privilegjin dhe eshte i pajisur me aftësi për ta larguar nga mendja. Gjithashtu ai ka edhe një fillim të ri, në një drejtim tjeter më fuqishëm.
Nëse në jetën tuaj shfaqet një deshtim, “humbje e perkohshme”, filloni të përtërini energjite për nje fillim të ri nga ky “ bekim i maskuar”, përbërësi më i rëndësishëm i ardhjes së një suksesi.
Përgatiti Blerina Pashaj
Super Erisa