top of page
2023.PNG

Ka një gjeni në çdo burrë dhe grua, që pret të dalë në sipërfaqe.

Writer's picture: Iam PowerIam Power

Ka mundësi të paëndërruara në jetën e përbashkët rreth nesh. Në kuptimin e gjerë, nuk ka njerëz “unikë”. Në kohën e depresionit nacional dhe rrezikut, një njeri koti dhe një alkoolist bëhet hero dhe burrë shteti përmes shpejtimit të Principeve të Fuqisë në brendinë e tyre.

Ka një gjeni në çdo burrë dhe grua, që pret të dalë në sipërfaqe.


Çdo fshat ka një burrë të madh dhe një grua të madhe, dikë tek i cili çdokush shkon për këshilla në kohërat e problemeve. Dikush tek i cili në mënyrë instiktive njihet si ‘i madh’ për mençurinë dhe mprehtësinë.


Te këta njerëz, mendjet e gjithë komunitetit shkojnë në kohërat e krizave lokale. Ai është i njohur si i madh. Ai bën gjëra të vogla në një mënyrë të madhe. Ai mund të bëjë gjëra të mëdha gjithashtu nëse do t’i ndërmerrte ato. Ashtu mundet çdo njeri.


Ashtu mundesh edhe ti.


Principi i Fuqisë na jep neve vetëm atë që kërkojmë. Nëse ne ndërmarrim vetëm gjëra të vogla, neve na jep fuqi vetëm për gjëra të vogla.

Por nëse ne mundohemi të bëjmë gjëra të mëdha në një mënyrë të madhe, na jep gjithë fuqinë që është aty. Por kujdes nga ndërmarrja e gjërave të mëdha në një mënyrë të vogël! Për këtë ne do të flasim në vijim.


148 views1 comment

Recent Posts

See All

1 commentaire


Nertila Zaranjaku
Nertila Zaranjaku
27 mars 2020

💎💎💎💎💎

J'aime
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page