Karantina mund te jete shpetimi yt, nga Ermal Mamaqi dhe e mira që shpërndan ky mesazh.

Ermal Mamaqi doli me nje video briliante per te gjithe ne (Karantina mund te jete shpetimi yt!) , ai foli nje te vertete qe thuajse askush nuk e beri deri me sot nga personalitetet qe ne te gjithe njohim edhe pse te gjithe qe kane arritur sukses lexojne po keta libra qe i propozoi Ermali.


E sulmuan, për pak e kryqëzuan pse?

Sepse tha te Vërtetën, na tregoi si mund të bëhemi njerëz më të mirë, se si të risim aftësitë dhe shkathtësitë tona, tha se si mundet secili të bëhet më i mirë seç ishte dje.


Dtth një njeri që na thotë të vërtetën e dhimbëshme ( Të Ndryshimit Për të Mirë) ne nuk e përkrahim përkundrazi duam sa më shpejtë ti shterim zërin, ta fusim në biruacat ku mos të mund të del kurrë!


Nga gjithe ato mesazhe te mrekullueshme e gjeten piken ku mund te kritikojne e nxjerin mllefin e tyre, urrejtjen dhe fajsimin se dikush tjeter i ka fajet per gjendjen e tyre.


Ermali tha: Nëqoftë se bëhemi gjithë më të mirë do të kemi një vend me njerëz të mirë.




Duke e ditur se çfarë të mbjellim do të korrim, Ermali ka filluar të na japë çdo ditë mesazhe senzibilizuese. Dhe unë e vlerësoj shumë këtë që ai bën sepse është e vetmja formë për të motivuar më shumë njerëz kur këto mesazhe vijnë nga një Personalitet që ka arritur Sukses.


Ata që njohin Ermalin vetëm kanë përfituar nga ky Individ i mrekullueshëm, ai di vetëm të ndihmojë dhe është njeri me vlera të jashtëzakonshme, ka një talent për të cilin jo vetëm Shqiptarët por e gjithë bota do të përfitojë një inspirim për të qenë njeri më i lumtur dhe njeri më i mirë.


E përkrah shumë dhe gjithmonë iniciativën e tij të jep më të mirën që ka gjithmonë për të tjerët.


Sikur shumica e "artistëve" Shqiptar të ndanin kështu vlera, më shumë njerëz do të preknin në potencialet e tyra të mira që kanë në brendinë e tyre, dhe besoni askush nuk humb asgjë nga e mira gjithmon përfiton shumë e më shumë.


Sytë dhe veshët tanë janë mësuar vetëm të shohin e dëgjojnë gjëra negative, lajme negative apo dështime të individëve. Ndërsa po na u tha një e mirë atë nuk e besojmë vetëm duam të gjejmë një arsye që ta shmangim.


Të tjerët gjithnjë e shohin më mirë potencialin tuaj, lidershipin tuaj, dritën tuaj.


Ermal gjithnjë e shoh atë që ti je, dritën që ti ke dhe lejo këtë Dritë të Rrezatojë të tjerët, pa marrë parrasyshë çfarë thonë ose bëjnë, të tjerët le të bëjnë kqe por ti vazhdo të bësh mirë.


"Bota është si një pasqyrë e madhe. Ajo reflekton te ju atë që ju jeni. Nëse jeni të dashur, nëse jeni miqësorë, nëse jeni të dobishme, bota do të jetë e dashur, miqësore dhe e dobishme për ju. Bota është ajo që je ti."🙃😉

Thomas Dreier


Besoj eshte koha te shperndani sa me shume energji dashurie dhe mirësie te njerezit tjere!


Me sinqeritet

Mimoza Thaqi







429 views3 comments

HYRJE PËR ANËTARËT PREMIUM

niveli 1.png
niveli 2.png
niveli 3.png
niveli 4.png
WEBINARET.png

©‌ ‌Copyright‌ ‌MMXX‌ ‌Iam‌ ‌Power‌ ‌Part‌ ‌of‌ ‌Sun‌ ‌and‌ ‌Stars‌ ‌Corporation‌