Kur burrat dhe gratë janë në gjendje të respektojnë dhe të pranojnë dallimet e tyre atëherë dashuria ka një shans të lulëzojë.
Një grua nën stres nuk është e shqetësuar menjëherë me gjetjen e zgjidhjeve për problemet e saj, por kërkon lehtësim duke shprehur veten dhe duke u kuptuar.
"Ti japësh këshillë një burri ai e kupton sikur, nuk di çfarë të bëjë ose se nuk mund ta bëjë vetë."
Burrat janë të motivuar dhe të fuqizuar kur ndihen të nevojshëm. Gratë janë të motivuara dhe të fuqizuara kur ndihen të dashura.
Një grua nën stres nuk është e shqetësuar menjëherë me gjetjen e zgjidhjeve për problemet e saj, por kërkon lehtësim duke shprehur veten dhe duke u kuptuar.
Të gjithë burrat dhe gratë kanë nevojë të barabartë për dashuri. Kur këto nevoja nuk plotësohen, është e lehtë që ndjenjat tona të dëmtohen, për të cilat ne fajsojmë partnerin tonë.
Nëse kërkoj të plotësoj nevojat e mia në kurriz të partnerit tim, me siguri do të përjetojmë pakënaqësi, jo-lumturi dhe konflikt. Sekreti i formimit të një marrëdhënie të suksesshme është që të dy partnerët të fitojnë.
Meshkujt duhet të mbajnë në mendje se gratë flasin për problemet për t'u afruar dhe jo domosdoshmërisht për të marrë zgjidhje.
Dhe kur na jepni zgjidhje e prishni krejt;)...
Jeta është e mbushur me ritme - ditë e natë, të nxehtë dhe ftohtë, verë dhe dimër, pranverë dhe vjeshtë, me re dhe qartësi. Po kështu, në një marrëdhënie, burrat dhe gratë kanë ritmet dhe ciklet e tyre.
Kur ajo thotë " E ndjejë se nuk je këtu," ai thotë Çfarë do të thotë që nuk jam këtu? Sigurisht që jam këtu. A nuk e sheh trupin tim?
Burrat gabimisht presin që gratë të mendojnë, komunikojnë dhe reagojnë në mënyrën se si bëjnë meshkujt; gratë gabimisht presin që burrat të ndihen, të komunikojnë dhe të reagojnë në mënyrën se si bëjnë gratë.
Jo vetëm që burrat dhe gratë komunikojnë ndryshe, por mendojnë, ndiejnë, perceptojnë, reagojnë, përgjigjen, dashurojnë, kanë nevojë dhe vlerësojnë ndryshe.
Kur një burr mund të dëgjojë ndjenjat e një gruaje pa u zemëruar dhe frustruar, i jep asaj një dhuratë të mrekullueshme. Ai e bën atë të sigurt për të shprehë veten. Sa më shumë ajo të jetë në gjendje të shprehë veten, aq më shumë ndihet se dëgjohet dhe kuptohet dhe aq më shumë ajo është në gjendje t'i japë një burri besimin, pranimin, vlerësimin, admirimin, miratimin dhe inkurajimin e dashur që i nevojitet.
John Gery
PS:Behuni pjese e Iam Power, dhe krijoni nje harmoni ne shtepine tuaj, jane keto informacione qe ju nevoiten per te balancuar jeten.
Gjithmone ju pafsha keshtu ose me te lumtur! I