Asnjehere nuk kam qene plotesisht e lumtur kur kam pare se si te tjeret nuk kane. Dhe jo pse ata smund te kene por sepse ata mund te kerkojne nga Zoti te njejten gje sic kerkova une dhe Zoti atyre qe kane kerkuar ju ka dhene, ata qe njoh dhe kane pranuar keshillen time ju ka dhene ate qe kane kerkuar.
Zoti eshte dhenes gjithmone.
Dhe ajo qe ndodh eshte qe ne te drejtohemi nga Zoti te behemi njerez te mire dhe keshtu te gjithe do te kene pasuri vetem per te mire. Jo dikush te kete shume e dikush aspak. Po kjo eshte nje deshire shume e bukur qe kam patur gjithmon kur bleja ne market dhe shikoja dike afer meje qe kujtohej te blej ose jo sepse kishte mungese.
Kjo mos-ballance, kjo mendje konkuruese prandaj nuk ju jep lumturine atyre qe arrijne pasurine. Isha nje dite ne nje takim me 2 nga pronaret e disa dyqaneve ushqimore ku biseduam per Ujin dhe pse eshte Uji qe ne prodhojme eshte shume i mire per shendetin e njeriut, pervec se i ofruam cmim te mire i tham se me kete veprim ti do te ndihmosh njerezit te kene shendet me te mire, pergjigja e tij ishte keshtu:
Tha mua nuk me intereson shendeti i njerzve mua me intereson te fitoj para. U habita kur degjova qe fjalet e tilla dalin nga goja e tij, dhe thashe po si eshte e mundur kjo, ty te mos interesoje nje gje aq e rendesishme, sic eshte shendeti i klienteve tu ai tha jo, Uji juaj akoma nuk eshte i njohur si brand dhe kjo mua do me sjell humbje nese ju pranoni te paguani humbjen ne shitje atehere mund te bashkepunojme. ( Kjo mareveshje per ne ishte nje marreveshje une fitoj ti humb)
Tha ne bejme bamiresi ne forma tjera, thash kjo eshte shume mire qe beni bamiresi. Por bemiresia nuk eshte vetem te ushqesh ata qe nuk kane, por te kesh edhe kujdesin cfare produkti do ti ofroni klienteve.
I thash ne nuk perdorim klor, nuk i fusim ujit asnje kemikat por me mire i thash te humbim materialisht se sa te flej me ndergjegjen se kam futur helm ne ujin qe njerezit do te pine, dhe i thash me mire te mbyll biznesin tim se te bej nje gje te tille.
E ju me thoni te kunderten kjo eshte e pabesushme.
Pra prandaj njerezit qe bejne mire ne kete bote jane te mposhtur nga ata qe me vetedije ose pa vetedije jane te zaptuar me lakmine per te patur me shume pasuri.
Por mos arritja e shikimi te nje perspektive tjeter ka krijuar kete kaos ne bote dhe kjo nuk do te thote se Zoti ka haruar te punoje dhe te beje me te miren per ne.
Por ne duhet futur ne rengen ose skaner jeten tone dhe shikuar cfare kemi bere, cfare kemi menduar dhe si kemi vepruar dhe te permiresohemi.
Tani e kemi shansin te bejme nje gje te tille, a do te doni ta beni ose jo kjo varet nga cdo idivid ne vecanti.
Por sa me shume njerez te kene vetedijen per te bere mire aq me e mire do te behet edhe jeta jone.
Dhe te gjithe qe do te kerkojne per te mire do te ju jepet.☺️
Comments