top of page
2023.PNG

Kush eshte Nertila Zaranjaku, lexo biografine e saj...


Kjo eshte Nertila Zaranjaku.


Lindur më 17 tetor 1990 në qytetin e Fierit, Shqipëri.

Ka përfunduar Arsimin e Lartë për inxhinieri në universitetin politeknik të Tiranës (UPT) dega Tekstile dhe Modë në vitin 2013.

Ka përfunduar Master Shkencor me profil Menaxhim në vitin 2015.

Nertila që në moshë të hershme kishte dëshirë për të krijuar dhe për të qënë kreative, pjesëmarrëse në aktivitete shkollore, aktiviste në shoqata bamirësie dhe aktiviste në njësinë bashkiake të Fierit. Gjithmone, karakterizohet nga natyra e saj e qetë dhe e buzëqeshur por edhe shumë profesionale.

Gjatë rrugëtimit të jetës gjithmone ka dashur të jap pozitivitet në shoqëri dhe pas sfidave dhe ndryshimeve që erdhën në jetën e saj ajo u dedikua zhvillimit personal duke u bërë pjesë e klubit më të fuqishëm privat të zhvillimit dhe suksesit I AM POWER – UNE JAM FUQIA Janar 2019.

Që në mundësinë e parë që u paraqit për të bashkëpunuar me I Am Power Nertila nuk hezitoi dhe shumë e vendosur dhe këmbëngulëse për të shperndarë këto mësime jetë ndryshuese dhe e gatshme për të punuar dhe ndihmuar në çdo moment.

Ne Mars të vitit 2020, ka filluar të jetë pjesë e stafit I AM POWER. Në këtë vit të bashkëpunimit ajo ka dhënë ndihmën e saj për antarët e rinj në Platformën e zhvillimit dhe suksesit. Ky vit ka qënë një vit i ndryshimit dhe rritjes nga ana profesionale dhe personale, ku Nertila jo vetëm ka përmirësuar aftësitë e saj komunikuese por ka mundur të ndihmoj shumë persona dhe duke u nisur nga ndryshimi që I AM POWER solli në jetën e saj dhe realizimin e dëshirave të saj duke ndjekur programin, në të njëjtën formë

ajo do të ndihmoj të tjerët të realizojnë dëshirat që ato kanë në jetën e tyre.


TRAJNIMET QE KA MARRE PJESE, JANE SI VIJON:


3 Janar 2019 Antare në I AM POWER.

18 Prill 2020 marr pjesë në webinarin online : “Udhëhiqni veten në kohë krizash”.

30 Maj 2020 marr pjesë në webinarin online: “Lironi Aftësitë tuaj. Vetëbesimi- Çelësi juaj”.

25 Korrik 2020 marr pjesë në webinarin online: “Si të fokusohemi në 1 Projekt në Kohë”.

3 Tetor 2020 marr pjese në Seminarin online: “Harmonia në familje”. Durrës. Shqipëri.

22 Nentor 2020 marr pjesë në webinarin online: “ Dekurajimi është një sëmundje, si të kurohet”.

28 Nentor 2020 marr pjese ne webinarin online: “Si te largojme mendimet Negative”

11 Dhjetor 2020 marr pjese ne webinarin online : “ Si te beni para si nje Trajner Motivues”.

28 Dhjetor 2020 marr pjese ne webinarin online: “Si të gjeneroni milionat” Vazhdimi i “Seminarit te Endrrave 1”.

4 Janar 2021 marr pjesë ne Trajnimin 4-Javor: “Biznesi për Fillestarët”.

1 Shkurt 2021 marr pjesë ne Trajnimin 4-Javor: “ Harmonia ne Familje 2”

13 Shkurt 2021 marr pjesë në Seminarin online: “ Harmonia ne Familje 2”. Durrës. Shqipëri.

27 Shkurt 2021 marr pjesë në webinarin online: “ Zomi Top Secret për të Vërtetën e Fshehur prej vitesh”.

3 Mars 2021 marr pjesë në Trajnimin: “Deklaroni Fuqine Tuaj. Sfiden 80-ditore”

6 Mars 2021 marr pjese në “Trajnimin për Trajner Motivues”


WEBINARE TE LIGJERUARA:


2 Dhjetor 2020 ligjeruar webinarin online: “ Jini të mirë me veten”.


9 Janar 2021 ligjeruar në webinarin online : “Mendimi Negativ Virusi Nr.1 në planet”.


Shkurt 2021 ligjeruar në webinarin online Trajnimin 4-Javor: “ Harmonia në Familje 2”



Jam shumë e lumtur dhe e bekuar, që Nertila është pjesë e stafit dhe e vlerësoj kontributin e saj, aftësitë dhe vlerat që përcjell në shoqëri, që është pjesë e misionit të Akademisë sonë për të shpërndarë kudo këto informacione në trojet shqipfolëse.Jam shumë falenderuese, që Nertila është e Trajnuar në Platformën tonë, duke vlerësuar impenjimin e saj, integritetin, seriozitetin, dashurinë dhe çiltërsinë e saj. Nertila mund të ndihmoj vërtet shumë persona

tashmë edhe në trajnim 1 në 1.

Me shume dashuri Mimoza Thaqi



372 views0 comments

Recent Posts

See All
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page