top of page
2023.PNG

LEJOJE DRITEN TENDE TE SHENDRISE!


Na ndodh shpesh te gjendemi ne situata qe nuk i kuptojme! Te ndjejme ndjenja te cilat nuk dime ti interpretojme sakte (ne keto raste mundet qe te na vijne mendime te paraprogramuara qe bejne interpretimin ne thonjza te atyre ndjenjave) dhe kjo eshte ok!


Eshte ok cdo here qe ne ngjitemi serish dhe shkojme ne ndjenja me te mira. Eshte ok cdo here qe ne rrezohemi por ringrihemi. Eshte ok kur sot nuk kemi sukses sepse e dime qe neser do te kemi dyfish. Eshte ok! Eshte ok dhe mos e denoni veten. Mos e denoni veten por dhurojini asaj DASHURI! Vetem Dashuri!


Jini te durueshem dhe te dashur me veten tuaj. Keshtu do te beni te mundur qe drita qe eshte fshehur brenda jush te dale ne siperfaqe dhe tju jape nje tjeter nivel energjie, nje tjeter nivel te asaj se si ndiheni dhe nje tjeter nivel te dashurise palimit qe ju jeni!


Ndoshta dikush ashtu si une sot, deshiron te qendroje vetem me veten e saj/tij. Eshte ok.

Le ta bejme.


Por te mos te harrojme se jemi ne, pikerisht ne qe mundemi ta sodisim veten tone te mrekullueshme...mundemi qe ta duam pafund....mundemi qe te kujdesemi si per nje beb te vogel....mundemi qe te lejojme gezimin e shpirtit te realizohet plotesisht ne ne...Jemi ne! Askush tjeter! Askush tjeter dhe ne asnje kohe tjeter! Jemi ne pikerisht TANI! Ky eshte momenti i duhur!




Po, ky eshte momenti i duhur te investojme tek vetja jone. Ti japim asaj kohen e nevojshme, perkujdesin e nevojshem, mesimin e nevojshem, pse jo edhe "levizjen" e nevojshme!



Eshte koha ti japim vetes tone ushqimin e nevojshem.

Dhe konkretisht e kam fjalen per ate ushqim qe nuk mbaron kurre dhe qe ka fuqine me te madhe ne univers, sic eshte DIJA!


Eshte koha ta pasurojme veten me dije dhe drite rrjedhimisht.

Por si mund ta bejme kete??





Nje menyre e shkelqyer eshte merrni mesime qe jane jetendryshuese sic jane materialet dhe mesimet ne Iam Power dhe te punoni me to!

Nje mundesi tjeter eshte te merrni nje trajner ose mentor qe do te punoje ne takim 1 ne 1 me ty! Kjo eshte edhe me e fuqishme dhe e drejteperdrejte pasi mentorimi individual te ndihmon qe të punosh përmes sfidave, të zbulosh zgjidhje dhe të zhvillohesh akoma me shume në mënyrë që ti të jesh më efektiv dhe i përmbushur në punen qe e ben ose ne angazhimet qe i ke! Me mentorin ose trajnerin personal, jeta nuk eshte me e njejte pasi nje tjeter aspekt fillon te jete me dominant. Aspekti i punes intensive me veten, me kete Dashuri qe nuk ka kurre limit! Me kete dashuri qe ka nevoje vetem ta nxjerrim ne siperfaqe dhe nje mesues qe punon me ty, do ta beje kete me shpejt pasi nuk jeni me nje person, por dy persona te drejtuar ne te njejtin qellim!


Kur qendrojme me veten ndjejme dashuri te madhe per te, ama kur investojme tek kjo dashuri kemi krijuar mundesite qe ne te rritemi dhe te fuqizohemi! Krijojme mundesine absolute qe ta lejojme driten tone te shendrise, gjithmone!





Le ti hedhim nje sy listes se mentoreve dhe trajnereve ne Iam Power:








164 views0 comments

Recent Posts

See All
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page