Lexojeni disa here kete shkrim se ju nevoitet kjo si ajri qe e thithni:

Sa i përket titujve, posteve, emërtimeve që aq shumë i synojmë ne si qenie njerëzore qe te vecohemi nga te tjeret, te tregojme se jemi me te mire se te tjeret, te shfaqim se ska si ne, te shesim mend e ta quajme veten te paaritshem.

Cilat jane keto tituj qe i synojme aq shume?

Milioner, Miliarder, I famshem, VIP, kengetar, I Pasur, Doktor, Doktor Shkencash, Phd, Pr. Pr.mr.dr.... magjister, mjeshter, maestro, president, deputet, kryeminister, minister, kryebashkiak, kryeshef, menaxher, drejtor, inspektor, psikolog, ambasador, prokuror, gjykates, avokat, nderrmares, arkitekt, specialist, ekspert, analist, trajner etc etc etc... Eshte ok te keni arritur keto tituj, cdo gje eshte mire sepse i keni synuar keto gjera dhe i keni arritur, por ajo qe do te ishte vleresuar me shume se nje titull do te ishte vepra juaj e mire per te tjeret, ciletersia juaj dhe integriteti, miresia dhe harmonia qe prania juaj e le si prekje te te tjeret, shperndarja e drites suaj ne veprimin tuaj te drejte dhe miqesor, te punuarit per te miren e pergjitheshme dhe jo vetem vetanake, te ndihmuarit me expertizen tuaj te drejte me ndergjejgjen tuaj, te mos marurit e parave te te tjereve pa merite dhe pa kembim me ekuivalent, te mos menduarit keq per te tjeret, te mos vepruarit keq ndaj te tjereve. Sepse cdo gje qe mendoni per te tjeret, cdo gje qe veproni ndaj te tjereve do te kthehet perseri te ju nese veproni mire e miar do te jete pjese e jetes suaj, nese veproni keq, pa vetedije, duke menduar me mendje se beni mire por pa vetedije ju mund te demtoni te tjeret edhe kjo nuk lejohet, prandaj duhet pune me veten, duhet pastruar veten nga shume armiq sic jane xhelozia, inati, lakmia, mosngopja, krekosja, krenaria pa asnje kuptim, lendimi i zemrave, mosmirenjohja ndaj Krijuesit. Duke mesuar te tjeret a e pyesni veten cfare dini, kur bini ne gjum a jeni te qete apo ju ngulfate dicka ne fyt, ju dhemb koka don te ju plas nga presioni, ju rendojne shpatullat sikur mbartni nje bote negative mbi te, cfare eshte ajo qe nuk e dini akoma a e keni vertete ate qe mundoheni te jua jepni te tjereve? Ne mund te genjejme veten por Jo Zotin. Te qenit mirenjohes se keto tituj ju a dhuroi Zoti, te qenit falenderuar ndaj Zotit dhe miresive qe ai na ka dhuruar ne qenesine tone. Ne te gjithe jemi te barabarte para Krijuesit, dhe cdo vecim, cdo dallim ndaj njeri tjetrit nuk eshte mire, Dhe te gjithe jemi NJE. Se sa jeni te tille ju e dini vete, nuk ka nevoje ta dije askush tjeter. ☺️

Mimoza Thaqi


997 views4 comments

Na kontaktoni për çdo pyetje 

Iam Power

Tetovë RMV

​​

Tel Tetovë: +389 76 256 899

Tel Tiranë: +355 68 208 1116

mimoza88@yahoo.com - Mimozapower.com

  • Black Facebook Icon
  • Black Instagram Icon
  • Black YouTube Icon
  • LinkedIn

©‌ ‌Copyright‌ ‌MMXX‌ ‌Iam‌ ‌Power‌ ‌Part‌ ‌of‌ ‌Sun‌ ‌and‌ ‌Stars‌ ‌Corporation‌