Asgje me nuk eshte siç ishte, çdo gjë po ndryshon, dhe nëse ne nuk do të ndryshojme shumë vështirë do të kemi ti pranojme ndryshimet që po ndodhin.
Me dëshirën ose pa dëshirën tonë jeta më nuk është siç ishte. Zona konfore po shëndrohet në një zonë të re konfore, po dëgjojme shumë lajme si të mbrohemi dhe kemi frikë për të dashurit tanë.
Asnjëherë nuk kemi jetuar në tani, por gjithnjë në të kaluarën ose të ardhmen, Dhe tani nga frika përsëri jetojmë në të ardhmen, çfarë do të ndodh.
Po ju bëj një pyetje juve që besoni në Zot: Kur i luteni Zotit çfarë përgjigjesh merrni?A është përgjigja e pastër, e mirë dhe plotë dashuri?
Apo përgjigja është kërcënim dhe frikë!Nëse përgjigja është të jetoni në tani dhe të jeni mirënjohës për gjithçka që jeni dhe keni, a nuk ju duket se kjo është përgjigje e saktë?Nëse përgjigjen e merrni me frikë dhe trishtim për të ardhmen me sa duket kjo përgjigje nuk vjen nga një burim i pastër siç është Zoti.
Përfytyroni Zotin me gjithë dashurinë dhe mirësinë e tij dhe lejeni gjithçka në drejtësinë e tij. Vetëm fuqia dhe drejtësia e tij e di atë që ne nuk e dijmë.
Qofshin këto ditë të kthimit nga vetja, familja jonë dhe dashuria e Zotit.
Mimoza Thaqi
12,03,2020
Faleminderit shume Mim ❤️😘😘😘