top of page
2023.PNG

Mos harro... Ti je i veçante!!!!!

Writer's picture: Iam PowerIam Power

Mos harro... Ti je i veçante!!!!!

Nje foles i njohur e filloi fjalimin e tij ne nje konference duke mbajtur ne dore nje monedhe 20 dollareshe. Ne sallen me 200 pjesemarres, ai pyeti, “Kush e deshiron kete 20 dollaresh?” Dhe duart filluan te ngriten.


Pastaj tha, “Dua t’ia jap dikujt kete monedhe, por se pari me lejoni te veproj keshtu” dhe e rrudhosi monedhen me duar. Prapeseprape, duar u ngriten lart per te marre parate.


“E çka nese e bej keshtu...?” dhe i hodhi parate ne dysheme dhe filloi t’i shkele me kepucet e tij te ndotura. “Po tani, kush e do?” Dhe prape duart u ngriten lart.


“Miqte e mi, tani te gjithe keni mesuar nje mesim te vlefshem. Pavaresisht se si une veprova me monedhen, ju akoma e deshironit ate sepse vlera e saj nuk u zvogelua. Akoma kishte vleren e vet 20 dollareshe.


Shpesh ne jetet tona ne mund te deshtojme dhe te biem poshte nga vendimet qe marrim apo nga rrethanat neper te cilat kalojme. Ne ndjehemi se jemi te pavlere. Por, pa marre parasysh se çfare ka ndodhur ose çfare do te ndodhe, ju asnjehere nuk do te humbni vleren tuaj ne syte e Perendise.”


Qofsh i ndotur apo i ndrydhur - TI ke nje çmim te pamase per Perendine! Perendia ka dhene gjithçka ne menyre qe te mund te fitoje zemren tende, sepse Ai te do ty!



248 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page