Zoti nuk ka nevojë për britma e ulërima, këngë nëpër ballkone apo gjërra siperfaqësore, Zoti është Zot i Jashtëzakonisht i mirë dhe nuk ka nevojë për asgjë.
Nuk kendohet me frike te renjosur ne shpirt, duhet besim i vertete
Ne jemi ata që duhet ndjekur shëmbëlltyrën e tij, me vepra njerëzore e jo me fjalë boshe.
Na kanë ardhur shenja të ndryshme se duhet të ndryshojmë thellësisht në brendi, kaluam luftra të ndryshme, vramë e mbytëm njëri tjetrin egërsisht!
Zoti na ndihmoi duke na sjellur "Lirinë" por ne përsëri vazhduam të ushqejmë errësirën, negativitetin dhe ligësinë, filluam të hamë njëri tjetrin financiarisht.
Pastaj erdhi Tërmeti dhe kjo ishte nje shenjë e madhe se ne duhet të ndryshojmë përësëri, u kapluam nga frika për një kohë pastaj filluam përsëri me të njëjtin avaz, të shajmë e të përçmojmë, të tallemi e akuzojmë.
E tani erdhi "virusi" i cili është një lloj gripi që vret 1% të atyre që kaplon, 99% shërohen dhe tani e shohim saktë se në cilin burg jetojmë.
Jetojmë në burgun e mendimeve tona, të cilat na vrasin çdo ditë duke na marrë kënaqësitë që ka jeta duke qenë njerëz të mirë dhe duke vepruar mirë me njëri tjetrin.
Pushtuesit që na detyruan të qëndrojmë nëpër shtëpi, të njëtit na thonë dilni në ballkone e këndoni, e ne si delja pas kasapit bëjmë ashtu si na thonë.
Çfarë nëse secili nga ne, do të ulej në qetësinë e tij dhe të fillojë të kërkoj falje për çdo vepër, fjalë apo mendim negativ që ka shpërnda te të tjerët, çfarë nëse fillojm dhe i kërkojmë falje vetes dhe Zotit i cili gjithmon na fal, çfarë nëse fokusohemi të mos jemi të komanduar nga mendimet e masës a do të krijonim një masë pozitive dhe do të fillonim të ndjekim Shëmbëlltyrën e Zotit?
Këto shenja duhet parë me kujdes dhe duhet vepruar me zgjuarsi, me syçelësi dhe kujdes të madh se cilat mendime i ushqejmë çdo ditë.
Ndryshimi nuk është i lehtë, por edhe jeta nuk po bëhet më e lehtë nëse vazhdojmë me avazin e vjetër.
Nëse të gjithë do të heshtnin dhe do të përkuleshin para Zotit, Botën do të kaplojë një reze pozitive e cila pastaj do ndryshojë çdo gjë.
Bëhuni mirësia që jeni me të vërtetë.
Me përzemërsi
Mimoza Thaqi
Falemenderit e dashur qe na sjellë qdo gjë pozitive dhe shpirtrore
Falemnoderit e dahur qe na jep kurajo per t vazhduar per t mir
Faleminderit Mimi je e mrekullueshme si gjithmone
Mirenjohje Drites Hyjnore.
☝🏻🧎🏾♂️