top of page
2023.PNG

Ne mund të jemi regjisor të filmave, por sa Jemi Regjisori, Aktori dhe Drejtori i Jetës Sonë?

Sot shfaqim një jetëpërshkrim tjetër inspirues dhe motivues, në rubrikën tonë: “Heronjtë e fshehur të shoqërisë sonë".

Ai ështe Ermal Hoxha Producent dhe regjisor i filmave, nese analizoni pergjigjet e tij ju do te shikoni se si ai është dhe regjisori i filmit të tij jetësor. Mos anashkaloni detajet sepse ato detaje mund të krijojnë filmin tuaj...

Cili është filmi juaj? Çfarë keni vendosur aty për të ardhmen tuaj?

Sa rendesi i jepni skenarit që shkruani çdo ditë me mendimet ose imagjinatën tuaj?





”Pyetja nr.1:Kur së pari ju filluat rrugën tuaj drejt lirisë, suksesit, pavarësisë, cilat ishin mendimet tuaja dhe qellimi juaj?⠀

Për të përshkruar fillimet e mija do te duhej nje film i mirë, por për të mos e lodhur audiencën tuaj do ta përmbledh në sa më pak rreshta. Historia ime është e vështirë si shumë histori te tjera të të dalurit mbanë.

Fillimet e mia në profesion tim nisin  krejt rastësisht në një studio të vogël në vitin 2005.

Në ato kohë në këtë studio realizoheshin regjistrime këngësh dhe sapo kish nisur dublimi filmave me gjuhën shqipe, aty e gjeta veten menjëherë, nje profesion i ri auto-didakt kryesisht, por me shumë pasion.

Në ato kohë nisi të bëhej nje punë në grup shumë e jashtëzakonshme, në ato kushte në atë kohë, kur dhe teknologjia ishte shumë e mangët. Me përpjekjet e investitorëve të studios dhe të grupit të punës do te hidhej një gur kilometrik për të gjithë sistemin multimedial të asaj kohe, duke vendosur standarde te larta në prodhimet audio-visuale por më shumë ekspertize profesionale ne Audio.

Duke parë nevojat e tregut për më shumë terren për prodhim, investitorët morën iniciativën dhe investuan gjithçka për të  transformuar studion në nje kompani filmike, me zgjerimin si të ambienteve po ashtu edhe të gamës së prodhimeve artistike, unë isha në vendin e duhur në kohën e duhur dhe me nje pasion te jashtëzakonshëm per këtë profesion, me shumë punë fitova edhe besimin e investitorëve.

Unë isha aty në ç'do iniciativë për projektet e reja, isha aty në çdo paisje të re që investohej... Bashkëpunimi me pothuajse të gjithë artistët Shqiptarë ishte nje eksperiencë që e ktheu  pasionin tim në profesion, dashuria e madhe per këtë punë dhe orë pa fund jashtë orarit zyrtar të punës, më bën që në 15 vite eksperiencë pune të jemë në pozitat e sotëme.


Pyetja nr.2: Gjatë rrugës suaj, ju keni hasur në shumë pengesa, çfarë ishte ajo që nuk ju lejoji të hiqnit dorë?⠀

Pasioni per këtë profesion te mrekullueshëm ka qenë arsyeja që më ka dhënë forcë në ç'do moment për të mos u dorëzuar asnjëherë.

Dihet që rruga e jetës nuk është një fushë me lule dhe pengesat janë gjithmonë edhe aty ku s'duhet të jenë, jo vetëm për Artin por ne të gjitha fushat, Shqipëria është një vend i vështirë dhe ende në tranzicion.

Duhet një qetësi përgjithësisht dhe sigurisht shumë dije, durim dhe eksperiencë që te përballesh me çdo pengesë në mënyrë që rruga jote kurrë mos të devijohet, mos të thyhet besimi dhe të shkosh drejt realizimit te ëndrrave të tua, si natyrë jam që nuk heq dorë shpejt nga qëllimet e mia, besimi në vehte është nje forcë e madhe, duhet të bindesh vehten fillimisht që po ti mund tja dalësh, ashtu si në shah duhet të jeshe gjithmonë disa lëvizje përpara për të qenë fitues.



Pyetja nr.3: Pse ju punoni aq shumë dhe nuk ju shikojmë se jeni ndalur ndonjëherë, nga e gjeni gjithë atë entuziazëm si është e mundur njeriu të qëndroj si ju, sepse shohim të rrinjë në depression që në moshë të re, çfarë mendon se mund të ju ndihmojë atyre të mos ndalojnë?⠀

Siç e ka thënë dhe poeti ynë i shquar Naim Frasheri "te punojmë natë e ditë, te shohim pakëz dritë"

Përtej shakasë une mendoj se puna e formëson individin, përtej nevojës për të përmbushur nevojat e jetës, të jep mundësinë për të shpalosur talentin, aftësitë dhe potencialin tënd duke dhënë edhe nje kontribut për vendin

Këshilla ime për të gjithë të rinjtë është që të përpiqen pa fund për të zbuluar talentin e tyre, çdonjëri nga ne ka energji ka talent në fusha të ndryshme dhe duhet të eksperimentojë pa hequr dorë deri sa ta zbulojnë, une jam rasti me i mirë që mund ta them këtë, nga studimet që i nisa për inxhinieri e gjeta veten i apasionuar mbas Artit.

Në qoftë se arrini që të zbuloni talentin tuaj dhe të mund të angazhoheni me punë për atë që  keni pasion, do të shihni mbas shumë vitesh se nuk keni punuar asnjë ditë, por jeni përmirësuar në mënyrën dhe formën me te mirë.

Asnjëherë nuk duhet hequr dorë, ti mund tja dalësh!


Pyetja nr.4: Kush ju ka inspiruar, kush ju ka ndihmuar, nga cili ju keni marrë këshilla që të jeni ky që arritët sot?⠀




Ndihma e pa shtershme e pa kursyer në çdo moment të jetës ka qenë familja ime, veçanërisht dy vëllezërit e mi që kanë qenë mbështetje e jashtëzakonshme, sidomos në momente të vështira, familja është ai vendi ku ti shkon mblidhesh dhe aty gjen çdo zgjidhje.

Në momentin që unë kuptova prirjet e mia në këtë fushë fillova te ndjek me nje interes të shtuar zhvillimet e artit vendas dhe ndërkombëtar

Përgjatë rrugëtimit tim 15 vjeçar në këtë profesion kam pasur fatin të punoj dhe të bashkëpunoj me pothuajse të gjithë profesionistët e fushës së kinematografisë dhe televizionit, Shqiptarë dhe jo vetëm, bashkëpunimi me secilin prej tyre ka qenë nje inspirim dhe eksperiencë e jashtëzakonshme, ndër ta do të veçoja një mik timin që e kam njohur nëpërmjet punës është nje kineast Italian Sebastiano (Nino) Celeste me një eksperiencë të jashtëzakonshme në kinematografinë botërore, e veçanta e tije është ana njerëzore, krejt i pa zakontë me një modesti  surprizuese, jemi njohur para 10 viteve në një set xhirimesh dhe që prej asaj kohe jemi bërë shumë miq dhe mbi të gjitha në çdo projekt kinematografik jemi bashkë, nje inspirues i jashtëzakonshëm.



Pyetja nr. 5: Çfarë mendoni ju se duhet të ndryshojë në shoqërinë tone që të bëhemi më të mire për veten dhe të tjerët?⠀


Jane te shumta gjërat qe duhet te ndryshojnë në shoqërinë tonë po nje aspekt që dua ta veçoj është qasja që kemi ne për punën, ose thënë ndryshe kultura e punës, nëse duam te jemi si vendet e zhvilluar qe marrim shembuj, ajo qe na duhet është me shumë punë dhe me pak kapardisje, gjithashtu që nje shoqëri të bëhet më e mire më e suksesshme, duhet të ketë patjetër sa më shumë meritokraci në çdo aspekt të jetës dhe mundësi sa më të mëdha për RININË e cila është nje potencial, energji e jashtëzakonshme e shoqërisë dhe për ta mbyllur, në çdo profesion në çdo gjë që ne bëjmë duhet patjetër ta bëjmë me shumë shumë dashuri.




Faleminderit që më dhatë mundësinë të ndaj me ju disa eksperienca të miat me shumë nostalgji dhe kënaqësi.



Producer/Filmmaker 📷🎥🎬

UET 📚

Snapchat 👻 ehb4techwww.aafilmcompany.com





©‌ ‌Copyright‌ ‌MMXX‌ ‌Iam‌ ‌Power‌ ‌Part‌ ‌of‌ ‌Sun‌ ‌and‌ ‌Stars‌ ‌Corporation


285 views0 comments

Recent Posts

See All
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page