Cfare e dallon njeriun nga nje qenie e pandergjegjshme? Funksionet i kryejne pothuajse te njejta, pervec ndergjegjes, qe i eshte dhuruar njeriut, qe ai ta zoteroje.
Shpesh, hasemi me fenomene njerezore, qe mashtrojne veten, duke mos shfaqur sinqeritet ne perditshmeri dhe duke treguar mungese integriteti me veten. Pasi, ne fund te dites, ne cilin genjejme? - Vetem veten dhe askend tjeter.
Te tallesh me veten, tregon se, jo vetem qe s'e do ate, por vetem e fundos ne mjerim edhe me thelle, duke u endur, sa andej - ketej. Shpesh, degjojme njerez qe urrejne shokun, shoqen, bashkeshortin, bashkeshorten, qeverine, punen, kolegun, kolegen dhe cdo gje tjeter nga te cilat rrethohet.
Perse?
A e keni pyetur ndonjehere veten se perse ndodh kjo?
A keni dale ndonjehere para pasqyres dhe te shikoni personin qe refkektohet ne te?
A e keni pare ndonjehere me vemendje dhe ta pyesni se, perse une jam keshtu dhe ketu ku jam?
Drejtesia absolute i zbulon te gjitha!
Ne mund t'i fshihemi gjithkujt, pervec drejtesise absolute, ZOTIT. Askush prej nesh s'mund t'i fshihet asaj.
Kur kemi nevoje per ndihme, Zoti asnjehere nuk na braktis, por na dergon njerezit e duhur, qe te na ndihmojne ne hapat e ndryshimit tone.
Ne duhet t'i japim dashuri te gjithe njerezve. Por, krhyesisht duhet te jemi shume mirenjohes ndaj personave qe na japin doren, atehere, kur "jemi ne fund".
Mosmirenjohja, hipokrizia, dyfytyresia jane veti te nje njeriu, i cili endet gjithe kohes ne vorbullen e vetmise se brendshme.
Harroni te merrni vetem ndryshim nga jashte, duke ndaluar se mesuari mesime nga njerezit e duhur, pasi mesime sot japin te gjithe! Para se te besosh tjetrin, thuaji vetes se cfare ka ndryshuar ky njeri ne jeten e tij, qe mund te me ndihmoje mua.
Mos harroni! - Zemra juaj tregon gjithcka. Mendja juaj ju mashtron. Degjoni zemren, qe te ecni ne rrugen e duhur...!
Mjaft duke vuajtur se brendshmi dhe se fshehuri te verteten tuaj, duke u maskuar me gjera fallco, te jashtme...!
Jepini vetes mundesine e vertete dhe prekeni dorezen e deres se duhur! Jini mirenjohes per veten tuaj dhe njeriun qe ju kapi doren per ndihme! Mjaft u endet sa andej- ketej, vetem per t'iu larguar te vertetes dhe dashurise se paster qe jeni.
Mos ndaloni kurre se mesuari, lexuari, degjuari audio, video te cilat ju rrisin dhe jo vetem ju motivojne aty per aty!
Prandaj, I AM POWER ka baza te fuqishme njerezore, qe i tregon te gjitheve se, mbi keto parime nuk shkelet. Nese e beni nje gje te tille, endja do t'ju shoqeroje gjate, derisa te merrni mesimin final nga jeta.
Punoi kete mesazh sensibilizues per ju: Dori Taci
Комментарии