Historia fillon këtu...
Isha një vajzë me ëndrra të mëdha, doja te rritesha, doja të kisha një familje, doja të bëhesha dikush që lë gjurmë të mira në këtë jetë. Gjithmonë isha fëmijë që ëndërroja gjëra të mëdha.
Fëmijëria ime ishte e bukur...por jo vetëm ashtu...
U rrita mes një familje, ku themeli ishte i fortë por jo gjithmonë. Si cdo familje dhe ne kishim sfidat tona, kishim gjëra të cilat nuk i dinim dhe nuk bënim dot ndryshe. Prindërit e mi ishin arsimtar dhe për ta gjithmonë kam qënë nxënësja e preferuar, që mësonte cdo gjë që ata me thonin. Shpesh herë pyesja veten: - A ka dicka me shumë që duhet te mësoj?
Fëmijëri e bukur, plotë dashuri por plotë dhe "mbeturina mentale" të cilat u mbollën tek une. Ato sollën shumë sfida në jetën time, sfida të cilat bërën që të kisha shumë ulje-ngritje në gjithcka. Gjithcka kërkoja ishte vetëm si të bëja sukses në jetë. Jeta ime morri rrjedhë tjetër kur njoha bashkëshortin tim Avniun.
Sëbashku me Avniun ne nisëm jetën dhe ndërtuam një familje te mrekullueshme. Puna ime e parë ishte si në nënpunëse shitjesh ne vitet 1994-1995, ku më pas u pasua nga një punë tjetër si sekretare, ku aty nuk bëja vetëm punën si sekretare por bëja nje sër punësh si: larje filxhanësh kafeje, pastrim te ambjentit ku punoja dhe shumë të tjera...
Jeta po me dukej nje kontrast, ku nuk dija si te zgjidhja te ndihesha, zgjodha te ndihem mire me shpresën se do të bëhej edhe më mirë. Pas shumë sfidave dhe peripecive, te cilat ishin si shkëmbinjë ne rrugën time, une arrita në një vendim, i cili do ti jepte fund gjëndjes time ne mënyrën si jetoja dhe punoja.
Morëm sëbashku me Avniun një vendim, te hapnim biznesin tonë. Një nisje e mbarë por i mbushur dhe me shumë sfida. Cdo ditë ne kërkonim me tepër për t'u zgjeruar ne fushën biznesore. Nuk u ndalëm asnje moment duke punuar me devotshmëri në biznes, njëjtë si në jetë. Parimet ne biznes duhet të jenë: të punosh fortë dhe asnjëherë të dëmtosh të tjerët.
Unë morra pjesë në shumë trajnime të ndryshme në Amerikë, ku mësova sekrete të biznesit që askund si kisha degjuar më parë. Mësova se si të kesh dhe familjen e shëndetshme dhe biznesin e sukseshëm njëkohesisht. Mësova se si të bëhesh më i miri në fushën që je dhe të kesh sukses në cdo aspekt.
Unë Mimoza Thaqi jam versioni me i mirë i vetes time dhe ajo që ofroj tek të tjerët është ajo që unë jam brenda. Misioni im është të prodhoj LIDERA sepse nëse ti arrin bëhesh një LIDER , ti ke zotëruar veten tënde shpirtërisht dhe mentalisht, atëherë ti kupton se vërtetë jeton dhe shijon jetën dhe arrin atje ku dëshiron.
Unë nisa si një sekretare dhe sot jam nje Trajnere për zhvillim personal dhe një biznesmene e fuqishme por dhe ti mundesh nëse guxon.
Comments