Një Lutje e bukur:🙏
I mrekullueshmi Zot, të lutem më jep guximin të veproj edhe kur aty duket se ska asgjë për të vepruar, më jep durimin të tejkaloj kontrastin edhe kur çdo gjë duket se ka marrë fund, më jep dritën të shoh bukuritë që më ke dhuruar edhe pse gjithkund shikoj vetëm errësirë. Të lutem më ndihmo të mos turpërohem para premtimeve të mia që nuk dolën ashtu si prisja. Të lutem më ndihmo të mos mashtrohem para grepave të Djallit.
Të lutem ndriço mendjen time të shoh bukurinë e veprave tua.
Zot unë përsëri besoj në ty edhe pse errësira mundohet të tejkalojë dritën tënde.
Ti je krijuesi i dritës dhe errësirrës. Prandaj fuqia yte gjithmon kapërcen çdo gjë!
Comentarios