top of page
2023.PNG
Writer's pictureIam Power

Një Shkrim Vetëdisues nga Dedë Abazi, lidhur me Hipozën, Magjitë dhe grupet e shumëta që çorientojn!

Përshëndetje të dashur miq të grupit...!

E kam hapur një temë këtu në këtë grup që ka të bejë më shumë për Diana dhe Keidi Pushi, dhe jo rastësisht. U ftoj t’i kushtoni pak kohë dhe të lexoni!


Fillimisht u bej me dije se nga libri im i fundit, i cili së shpejti del në botim, është një organizim mendimesh të pjekura të shkencës shpirtërore, teologjike, psikologjike dhe parapsikologjike, shkencës së mendjes, vetëdijes/ndërdijes si dhe filozofisë së suksesit. I ka 15 kapituj ku një kapitull në 30 faqe i është kushtuar Magjisë.


Para dy ditëve, unë i shkëputa tri faqe nga kjo temë që flitet për magjinë dhe i postova në një faqe të fb qe udhëhiqet nga z Diana, mirëpo ajo menjëherë i fshiu ato postimi të mia, më largoj/bllokoj mua nga ajo faqe e fb, dhe pastaj zonja e bëri një shkrim ku edhe me përmendi disa herë me atë gjuhen e vet.


Ekziston e drejta e shprehjes por e drejtë dhe e sinqertë do të ishte sikurse ajo të shkruante për mua – para qe mua t’me bënte bllok, e jo kur unë mos të mund flas apo të arsyetoj. Kjo është HILE e ndyrë. Ky veprim nuk e dëshmon aspak “frymën” e një “engjëlli” qe përpiqet ajo ta prezantoi veten. Kujdes nga “Djalli i Kulturuar”!


Tash këtu, i postova jo vetëm tri faqe të librit por 8 faqe dhe besoj se Diana do të jetë e kënaqur, edhe më e kënaqur do te jete kur libri te arrijnë ne dore te lexuesit dhe t’i lexohen marifetet e saj.

Postova këtu edhe për faktin se në ketë grup janë shumë anëtar të cilëve besoj se u shërben në këtë kohë ndryshimesh që po ndodhin në mënyrë dinamike, mendoj se është në interes kjo temë, sepse janë disa gjëra të cilat në shikim të parë nuk të duket se kanë vlerë, mirëpo nëse analizojmë me kujdes, na rezulton se e kanë vlerën dhe rëndësinë e vet. Kohëve të fundit, në trojet tona shqiptare, kanë vërshuar mësime dhe thirrje të ndryshme, për njohuri të ndryshme, nga klube dhe njerëz të ndryshëm të cilët në shumtën e rasteve as që dihet se nga janë apo kush janë ata, ka nga ata që as takuar ndonjëherë nuk i keni, ka nga ata qe edhe emrat e tyre i kanë të falsifikuar dhe ndryshuar sepse tjetër emër të vërtet kanë! Montojnë video incizime dhe shpërndajnë nëpër rrjetet sociale lloj lloj mësimesh të çoroditura, organizojnë trajnime dhe seanca përmes rrjeteve sociale me receta të djallit, apo seminare të ndryshme, Pa diploma universitare - shkencore për fusha të caktuara, por janë pajisur me nga një certifikatë të një kursi dhe thërrasin për meditime dhe hipnoza, thirren si mësues dhe shërues dhe marifete tjera që lere se nuk u ndihmojnë asgjë, por përkundër asaj, ata ushtrojnë magji errësire dhe ndikime psikike ndaj jush me efekte mendore dhe fizike, si dhe u bën të reduktoni aftësitë intelektuale dhe të jeni të hapur ndaj sugjestioneve, u bën në gjendje hipnoze për kontrollin e mendjes dhe lavazhin e trurit. KJO ESHTE EVERTET! Avancimi dhe evoluimi i njerëzimit ka ndikuar se shume gjëra reale – të cilat i mbanë mend historia e të gjitha kohërave – ato sot po quhen dhe po vlerësohen të pa vërteta apo t’pa qene, nder ato është edhe magjia. Mirëpo është shumë e gabuar nëse mendohet ashtu sepse magjia ka ekzistuar që në lashtësi, artefaktet arkeologjike edhe dokumente të shkruara na përcjellin simbole, receta dhe formula magjike që tregojnë se magjia ka qenë bazament kulturor, psikologjik ku ndërtohej edhe mbahej shoqëria njerëzore si individ, familje, fis apo mbretëri të mëdha, andaj pos qe është një realitet, ajo është me shumë efekte të cilat edhe nuk i kuptojmë derisa të na godasin. Dikush mund te thotë se çka është magjia? Pa u zgjatur sepse nuk shpjegohet me një shkrim, por shkurtimisht e them se magjia u shërben demonëve, është një mënyrë për t’i mashtruar dhe shkatërruar njerëzit. Është përhapur shumë në këtë brez sepse njerëzit, ngaqë janë metafizikë, besojnë tek e mbinatyrshmja, por ngaqë janë egoistë nuk e kërkojnë nga Zoti fuqinë për të bërë të mirën në veten e tyre, por e kërkojnë nëpërmjet njerëzve (magjistar) pa u interesuar se kush është ai person dhe nga vjen ajo energji. Kështu që me veprime dhe mënyra të ndryshme, djalli, nëpërmes magjisë influencon në çdo aspekt fizik dhe psikologjik të njerëzve. Shkurt dhe pa u zgjatur pra, magjia është një realitet dhe shume aktiv në shoqërinë tone, është dukuri negative e cila e tejkalon horizontin e mendjes dhe imagjinatës së njeriut, është një ritual ku vihen në veprim fuqi të mistershme okulte ( veprime çdoherë të fshehta). Unë, si një person hulumtues dhe studiues, jam interesuar shumë të hulumtoj gjithë këta njerëz dhe këto grupe që përfaqësojnë këto mësime dhe hipnoza. Arsye e veçantë pse kam hulumtuar gjatë këtyre 5 vitet e fundit në mënyrë ma aktive është sepse pasi fillova të punoj për një libër, qëllimi im ishte që gjatë punimeve të mia shkencore, të kam informata sa më të sakta dhe të dëshmuara për ato që i them në këtë libër. Gjate punës time dhe hulumtimeve, e vërtetova se disa njerëz të cilët po thirren si “mësues” dhe “të ndritur”, janë magjistar të kulluar, gjitha ato gënjeshtra dhe “aventura” shpirtërore dhe mendore që i shfaqin e i ushtrojnë në njerëz, nuk janë diçka tjetër pos vepër e pastër e djallit. Ndër ata (disa) magjistar është një zonje e cila quhet Diana Beqari Pushi, e cila jeton në Kanada. Ajo me vajzën e vet Keidi, e kanë njëfarë klubi dhe bëjnë organizime të: “seancave në forma të ndryshme, mësimeve dhe meditimeve, trajnime, këshillime Intuitive, thirren ne harmonizim energjike, Hypnotherapy, analiza të dizajnit të njeriut”, e tjera e tjera marifete. Mandej, si magjistare të mistershme o-kulte që janë, pos tjerave veprime, vërtetova se këto thirrin demonë, komunikojnë me shpirtra të ndryshëm dhe i mësojnë viktimave e tyre si të komunikojnë me të vdekur! U shfaqen njerëzve në ëndërra dhe vegime. Djalli, nëpërmes këtyre magjistareve i influencon mendjet e këtyre njerëzve, ndikojnë që “pacientët” (viktimat) të përjetojnë ëndrra të ndryshme dhe bile viktimat edhe u raportojnë Dianes dhe Keidit për ëndërrimet sepse ashtu janë të programua përmes kodeve satanike. Konstatova se përdorin hipnoza nga distanca – përmes parimit telepatik dhe i kontrollojnë mendjet e atyre duke besuar viktimat se kinse “po shohin diçka te mistershëm, engjëj dhe dritë, po fluturojnë dhe po kalojnë në boten e mëtejme, apo ne boten qiellore...”! - pa e kuptuar se ato mendime dhe shfaqje ndjenjash janë mendimet dhe imazhet e magjistareve që i kane deleguar përmes telepatisë, dhe pa e kuptuar se punojnë përmes trupit astral dhe u përfytyrohen viktimave. Poashtu, disa viktima i kanë nxitë, mësuar apo trajnuar në kontakte shpirtëror përmes projeksionit ASTRAL duke i nxjerr nga trupi i vet, veprim ky që është shumë i rrezikshëm sepse njeriu mund te mos kthehet kurrë në trupin e vet – d.t.th të vdes. Shumë veprime të tyre janë edhe publike, p.sh, në portalin e tyre, në temën “Fuqia e shpirtit tuaj”, të datës 11 Nentor 2018, Keidi Pushi – vajza e z Diana, dëshmon se flet me njerëz te vdekur, citim: “Më kujtohet hera e parë kur unë kanalizova një shpirt, U mbusha me ndjenja gëzimi dhe frymëmarrje të thella të dashurisë dërrmuese. Ishte babai i mikut tim, i cili kishte vdekur kur ishte i ri. Që atëherë, kam dëgjuar mesazhet e shumë nënave, baballarëve, të afërmve dhe miqve…”! Ne Kosove, këta njerëz do të përfundojshin në burg siç kanë përfunduar edhe disa magjistar tjerë, sepse të vdekurit meritojnë të prehen në paqe dhe t’i lejmë të qetë në boten e tyre. Ka edhe shumë tjera veprime Stanike! Ka ende diçka që dua tua them shkurtimisht! Pos që ndikojnë në kontrollimin e mendjes, këto shtiren edhe si huimaniste, në emër kinse “seanca që mund t'ju ndihmojë të përmirësojnë pacientet marrëdhëniet me tjerët, të zbulojnë te ardhmen dhe si të realizojnë qëllimet e tyre..”, këto magjistare të mistershme përfitojnë shuma të majme parash - padrejtësisht. Nga kush i përfitojnë këto para? Nga shqiptarët me halle, me sëmundje dhe probleme sociale të cilët sigurisht e kanë një hall të madh, kanë probleme dhe duan një jetë më të mirë. Kur njeriu ka hall dhe është ngushtë – natyrisht se kërkon në çdo rrugë zgjidhje, kjo o godet njerëzit e ndodh e bien në gracka të djallit. Këto e shfrytëzojnë këtë gjendje dhe u shtiren njerëzve kinse si humane dhe “engjëj drite”, pamëshirshëm i mashtrojnë. Në këtë profil të një portali që prezantohet Diana, ajo thotë: “Përshëndetje! Un jam Diana. Unë jam Stategjiste dhe krijuese entuziaste ne fushën e humanitetit”! Për cilin humanitet na flet kjo? Një shembull: Analiza e kodit njerëzor nga Diana - zgjat rreth dy 2 ore dhe kushton 150 Dollar, ndërsa realisht kjo kushton dhe blihet për $9.75, kam dëshmi dhe do t’ja bashkangjesë këtij shkrimi, tek komentet do ta postoj, ku secili mund e vërteton se ky kod blihet 9.75 dollar! Merre me mend çfarë profiterje është kjo në emër te humanizmit dhe dashurisë! Ndërsa një këshillim Intuitiv, kinse si harmonizim energjik zgjat 1 ore e 30 minuta dhe kushton jo me pak se 150 Dollar! Apo siç e quajnë ato “mentorim / këshillim, një seancë e specializuar e dizajnit të njeriut që mund t'ju ndihmojë të përmirësoni marrëdhëniet tuaja, zgjat 3 ore dhe kushton 333 Dollar. Mbi 100 Dollar e kane orën këto “humanistet” shqiptare qe duan ta “zëvendësojnë” Nene Terezën! Para se të përfundoj edhe një sqarim. Dikush mund të pyet çfarë ka Deda me këta njerëz? Asgjë personale, me mua personalisht këta asgjë nuk kanë. As konkurrent nuk i kam, as qe merrna me ato biznese te tyre, tjera punë bëj unë, nuk me rrezikojnë apo nuk me cenojnë asgjë mua personalisht..!


Mirëpo duke njohur mirë fshehtësitë dhe veprimet e tyre, duke njohur djallin dhe efektet e magjisë, pasojat dhe dëmet qe ia shkakton personit, familjes apo shoqërisë sepse jam përballur vet me kësi vuajtje – çdoherë në jetë do jam përball tyre. Nuk e kam betejën me këta persona si njerëz, si qenie njerëzore, betejën e kam me magjinë dhe djallin i cili shkatërron, dhe në çdo rast ne duhet të vetëdijesohemi dhe ta dallojmë te mirën e Zotit dhe mashtrimin e djallit, ta përjashtojmë të keqen nga jeta dhe prania e jonë.

Gjithsesi, kjo nuk nënkupton se duhet të ikim mësimeve të ndritura që ushtrojnë mendjen dhe logjiken, sepse ne kemi njerëz të përgatitur dhe të ndershëm që organizojnë seminare dhe trajnime të mrekullueshme, që teoritë e tyre i mbështesin në teoritë e filozofeve, teologëve, psikologëve, shkencëtarëve dhe njerëzve më të avancuara në botë, që sjellin dobi dhe zgjerojnë trurin tonë për të mirën tonë të përbashkët.


Të mësojnë pra për avancim dhe shkencë të përgatitjes personale, të mësojmë nga ata njerëz që nxisin dhe motivojnë me mësime dhe përvoja të mira, që e kanë provën dhe dëshminë nga vet jeta e tyre dhe personalitete të avancuara, sepse kemi nevojë çdoherë të lexojmë, të mësojmë dhe të dimë më shumë. Por, duhet të bëjmë dallimin në mes të ushtrimit të dijes dhe përrallave okulte.

Njëkohësisht, duhet të dinë Diana dhe ata “kul-kulat” tjerë të cilët po i mashtrojnë njerëzit përmes organizimeve, seminareve dhe trajnimeve në tubime, si dhe përmes video incizimeve dhe mënyrave tjera përmes rrjeteve sociale, me meditime dhe hipnoza e kodime satanike, se janë duke gabuar sepse po i shërbejnë djallit në dëm të njeriut, në fund do ta paguajnë vet dhe gjitha u kthehen, sepse ligjeve dhe përgjegjësive askush nuk mund ti ikë” “çfarë të mbjellësh do të korrësh” – thotë Bibla.


Po ashtu, ta dinë dhe ta kuptojnë se jo gjithë njerëzit janë injorant dhe të hapur për mashtrime dhe çfarëdo i del përpara, më kanë për ballë. Bota është zhvilluar aq shumë sa njerëzit kanë studiuar shkencë shpirtërore, psikologji – parapsikologji, filozofi, teologji dhe vëzhgim e studim jetësor me përvoja dhe përballje gjatë jetës, dhe kanë arritur, janë bekuar dhe aftësuar, janë ngritur nga i MADHI Zot dhe kanë fituar epërsi ndaj negatives – sa, lere që demonet i nënshtrohen, por kur i takojnë si ne rastin tuaj, edhe raportojnë për veprimet dhe trikat qe i bëjnë përmes njerëzve – në njerëz.


Kjo, jo vetëm sot por çdoherë gjate gjithë historisë, sepse, mbi të gjitha është Zoti i LAVDISE – Ai që krijoj GJITHESINE - BURIMI i jetës dhe i të VERTETES. Andaj, nga Ai dhe nga kjo FUQI që gjallëron, drejton dhe jetëson gjithçka – askush nuk mund të fshehët.

Ndësa ju qe jeni manipuluar duke kerkuar ndihmen e njerezve, kthehuni tek Zoti, Ai i CILI ua ka dhuruar jeten, trupin dhe cdo gjymtyre, dhe gjithcka keni - mund ben, dhe ben cfaredo ia kerkoni dhe i besoni, lereni keto enderrime dhe mashtrime te djallit sepse nuk u qojne askund.

Lavdi Zotit, bekim dhe paqe për njerëzit mbi tokë. P.S: Tek komentet – mund të lexoni disa artikuj që përmbajnë ato që i thash në shkrimin tim.

Komentet mund ti gjeni tek linku ne vazhdim: Komentet




645 views2 comments

Recent Posts

See All

2 Comments


Kiara Gjindali
Kiara Gjindali
Mar 05, 2020

E tmerrshme ! 🤦‍♀️

Like

Veneranda Zeneli
Veneranda Zeneli
Mar 04, 2020

Faleminderit per informacionin

Like
321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page