top of page
2023.PNG
Writer's pictureErisa Bujari

Nje reflektim mbi vitin qe po leme pas!


Cdo here kur jemi prane festave te fundvitit mendja jone ka tendencen te udhetoje mbrapa ne kohe dhe kjo eshte nje gje e mire. Ne jemi qenie krjuese te jashtezakonshme keshtuqe per kete arsye eshte mire kur kthehemi pas dhe shikojme ku ishim dhe ku jemi, cfare beme mire dhe cfare beme jo aq mire, kush na qendroi prane dhe kush jo, kujt i qendruam vertete prane dhe kujt jo, me ke ecem gjate diteve e me ke jo, kush na lendoi dhe ke lenduam, sa punuam me veten dhe sa jo. Eshte mire kur kthehemi pas dhe shikojme sepse ne kete menyre bejme lidhjen e kujtimeve, formatimin e tyre dhe krijimin e kujtimeve te reja. Kemi mundesi te mesojme ato qe duhet dhe te punojme me fort per te aplikuar ato qe kemi mesuar. Kemi mundesi qe te thellohemi ne veten tone, te lirojme te shkoje cfare sna duhet dhe te mbajme ato vlera dhe potenciale me te cilat erdhem ne bote te pajisur!


Cdo here kur jam para Krishtlindjes por jo vetem, gjendem ne nje ndjenje mirenjohjeje dhe falenderimi te thelle per Veten, per Zotin, per familjen dhe per gjithcka kam ne jeten time!

Pavarsisht sfidave, pavarsisht pengesave, pavarsisht keqkuptimeve, pavarsisht lendimeve, pavarsisht mungeses se dijes, pavarsisht humbjeve, pavarsisht cdo gje ne kete bote, shpirti im ndjehet mirenjohes, falenderues dhe ne harmoni te plote!

Sepse, gjithcka kalon, gjithcka shkon e vjen, gjithcka levizen ne trajektoren e saj, por ajo ndjenje e shpirtit ajo dashuri me te cilen te gjithe ne jemi te brumosur qe para se te lindnim, pikerisht ajo ka rendesine vitale! Pikerisht ajo!

Sepse ne jemi dashuri, ne jemi jete, ne jemi krijesa te cmuara, te bekuara, ne jemi ajo pasuri te cilen fjalet nuk e thone dot, nuk e pershkruajne dot! Sepse ne jemi te gjithe pjese e nje inteligjence hyjnore e cila na furnizon cdo dite me bollek!


Eshte e mrekullueshme qe shpesh here te ndalemi, te reflektojme, te mendojme sakte, te lirojme dhe te rimarrim forcat e fuqishme dhe te ecim perpara! Me mire te provojme se sa te mos e marrim hapin, pavarsisht si duket situata ne ate moment te kohes!


Ju dergoj shume dashuri, ne menyre qe tju jap nje force me shume dhe te ngriheni dhe vitin e ri qe vjen ta filloni me objektiva te qarta, mire te menduara dhe me besimin e patundur ne veten tuaj!


Mos harroni, ju jeni mrekullia me e madhe qe ekziston!


Shume dashuri per ju!!!

27 views0 comments

Recent Posts

See All

Comentarios


321279079_866068484710673_1573109786234773235_n.jpg
bottom of page